17 episodes

💓 Një Libër e Një Bisedë është një podcast në shqip i ideuar nga unë, Sara 🧚🏻‍♀️, ku flas për librat e mi të preferuar!

Bashkë do të bisedojmë mbi trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë, personazhe me probleme komunikimi dhe shumë të tjera.

Mund të më bëni follow në Instagram: https://www.instagram.com/njeliberenjebisede/ dhe TikTok: https://www.tiktok.com/@njeliberenjebisede?_t=8jHqQHgCoNB&_r=1

Një Libër e Një Bised‪ë‬ Sara

    • Arts
    • 5.0 • 1 Rating

💓 Një Libër e Një Bisedë është një podcast në shqip i ideuar nga unë, Sara 🧚🏻‍♀️, ku flas për librat e mi të preferuar!

Bashkë do të bisedojmë mbi trekëndëshat e dashurisë, armiq në të dashur, krizat ekzistenciale të autorëve klasikë, personazhe me probleme komunikimi dhe shumë të tjera.

Mund të më bëni follow në Instagram: https://www.instagram.com/njeliberenjebisede/ dhe TikTok: https://www.tiktok.com/@njeliberenjebisede?_t=8jHqQHgCoNB&_r=1

    Një Hot Girl Autumn plot me libra

    Një Hot Girl Autumn plot me libra

    🍂 Një nga arsyet pse e adhuroj stinën e vjeshtës është pikërisht atmosfera perfekte që krijohet për të lexuar libra misteriozë dhe magjikë! Edhe pse në vendin tonë po vonohet, mendova ta sillnim vetë vjeshtën me një listë librash për të lexuar me një gotë çaj të nxehtë duke pritur uljen e temperaturave.
    🎠 Sot bashkë flasim për libra klasikë, dark academia, fantazi dhe kategori të tjera vjeshtore për një hot girl autumn të vërtetë!

    Çkemi, çfarë është një hot girl autumn?!: (00:00 - 03:42)
    Librat që duhet të lexosh këtë vjeshtë: (03:44 - 24:02)
    Librat që duhet të lexoj unë këtë vjeshtë: (24:04 - 30:04)
    Faleminderit!: (30:06 - 31:10)

    Librat që u përmendën:

    Historiania nga Elizabeth Kostova
    Drakula nga Bram Stoker
    The Serpent and the Wings of Night nga Carissa Broadbent
    Unë Jam e Kuqja nga Orhan Pamuk
    Biblioteka e Mesnatës nga Matt Haig
    Caraval nga Stephanie Garber
    The Cruel Prince nga Holly Black
    Librat e Harry Potter nga J.K. Rowling
    Net të Bardha nga Fjodor Dostojevski
    Portreti i Dorian Greit nga Oscar Wilde
    Qiell nga Mieko Kawakami
    Ninth House nga Leigh Bardugo
    A Curse For True Love nga Stephanie Garber

    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/

    • 31 min
    Lexova librin më të rekomanduar nga ju!

    Lexova librin më të rekomanduar nga ju!

    Çkemi 🤍 Ja ku jam me episodin e shumëpritur mbi librin më të rekomanduar nga ju: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski 🖤
    Bashkë bisedojmë mbi dualitetin e Raskolnikovit, pamundësinë e tij për të fshehur të vërtetën duke i rënë të fikët çdo 20 faqe dhe për marrëdhënien si macja me miun me Porfir Petroviçin.
    Unë me këtë libër u zbavita shumë edhe emocionalisht dhe intelektualisht, kështu që ju falenderoj për rekomandimin 3



    Çkemi!: (00:00 - 01:49)
    Përshkrim i shkurtër [pa spoilera]: (01:51 - 08:30)
    Dualiteti i Raskolnikovit: (08:32 - 17:50)
    Raskolnikovi vs. Porfiri: (17:52 - 23:10)
    Po personazhet e tjerë?: (23:12 - 25:50)
    Faleminderit!: (25:52 - 26:40)

    Libri që u përmend:
    Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski


    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ 3

    • 26 min
    Detyrova shoqen e ngushtë të lexonte Emily Henry-n

    Detyrova shoqen e ngushtë të lexonte Emily Henry-n

    Episodi i sotëm është shumë special sepse më bashkohet në bisedim shoqja ime e ngushtë Adela, të cilën e detyrova të lexonte librin më të ri të Emily Henry: Happy Place 🌞

    Flasim për shoqëritë kuptimplota, marrëdheniet e ndërlikuara romantike, lidhjet familjare dhe shumë gjëra të tjera 🤍 Ne u kënaqëm shumë dhe shpresoj që dhe ju ta pëlqeni dhe të qeshni me ne gjatë këtij episodi 3




    Çkemi Adela!: (00:00 - 03:11)
    Libri në tre fjalë: (03:13 - 07:11)
    Çfarë na pëlqeu?: (07:13 - 21:36)
    Çfarë nuk na pëlqeu?: (21:38 - 25:28)
    Personazhi i preferuar: (25:28 - 35:06)
    Personazhi më pak i preferuar: (35:08 - 37:18)
    Cilët aktorë duhet të zgjidhen për filmin?: (37:20 - 47:53)
    Faleminderit Adela!: (47:55 - 48:43)
    Ciao 3: (48:45 - 49:29)

    Librat që u përmendën:


    Happy Place nga Emily Henry
    Ne Jemi Gjithçka nga Nicola Yoon
    Mos Mbill Urrejtje nga Angie Thomas
    Biseda mes Miqsh nga Sally Rooney

    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

    • 49 min
    Kot për Muhabet: Mendova se nuk do të lexoja më kurrë...

    Kot për Muhabet: Mendova se nuk do të lexoja më kurrë...

    Këto dy muajt e fundit kam kaluar një ngërç madhështor leximi, kështu që sot, kot për muhabet bisedojmë për panikun tim mbi mundësinë që nuk do të lexoja më kurrë dhe pse fajin e kishte Bill Gates…

    Por, ka dritë në fund të tunelit sepse zbulova një libër të ri dhe e adhurova! Shpresoj që libra me fuqi të tillë të lexojmë gjithmonë 3




    Fundi i karrierës sime?: (00:00 - 02:19)
    Fajin e ka Bill Gates: (02:21 - 09:39)
    Pse më kapi ngërçi i leximit?: (09:41 - 14:04)
    Çfarë është një ngërç leximi?: (14:06 - 15:47)
    Libri që më shëroi: (15:49 - 24:05)
    Mbyllja: (24:07 - 24:53)



    Librat që u përmendën:


    Zgjedhja nga Dr. Edith Eger
    Forca e Faktit nga Dr. Hans Rosling
    Një Xhentëlmen në Moskë nga Amor Towles
    Fourth Wing nga Rebecca Yarros



    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

    • 24 min
    Na ishin njëherë librat e fëmijërisë sonë...

    Na ishin njëherë librat e fëmijërisë sonë...

    Gëzuar 1 Qershorin të gjithë ne që e festojmë!! :)) Sot do bëhemi pak nostalgjikë duke kujtuar përrallat dhe tregimet e shumëllojshme që na shoqëronin gjatë viteve të fëmijërisë.
    Bashkë bisedojmë mbi personazhin e njohur popullor “E Bukura e Dheut”, anën e errët të përrallave si dhe librat që do të doja të kisha lexuar kur isha e vogël 🤍


    Gëzuar 1 Qershorin: (00:00 - 02:21)
    Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe princi: (02:23 - 14:00)
    Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe ngjarjet traumatike: (14:02 - 21:18)
    Mençuri apo Dinakëri?: (21:20 - 24:22)
    Një Mijë e Një Net dhe Vëllezërit Grim: (24:24 - 29:00)
    Librat që do të doja të kisha lexuar: (29:02 - 30:28)
    Mbyllja: (30:30 - 31:18)


    Librat që u përmendën:

    E Bukura e Dheut dhe Princi nga Populli
    E Bukura e Dheut nga Populli [E marrë nga libri Prralla Popullore Shqiptare nga Instituti i Shkencave]
    Një Mijë e Një Net nga Populli Arab
    Na ishte njëherë nga Vëllezërit Grim
    Përrallat e Andersenit nga Hans Christian Andersen
    Tregime Mitologjike nga Shtëpia Botuese Dituria
    Balada e Akilit nga Madeline Miller
    Seria Harry Potter nga J.K. Rowling

    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

    • 31 min
    BONUS: Dashuria e Nikollës dhe Marias

    BONUS: Dashuria e Nikollës dhe Marias

    Nëse e keni dëgjuar episodin e kaluar mbi "Lufta dhe Paqja" atëherë e dini shumë mirë që kisha tepër shumë për të thënë... Duke përfshirë dhe këtë pjesë të shkurtër ku bisedoj me ju mbi çiftin tim të preferuar të librit (mbase; si dihet çfarë vendos nesër).



    Shpresoj ta pëlqeni këtë episod bonus dhe dëgjohemi në episodin e ardhshëm i cili do të jetë paksa (shumë pak) interesant! Ciaoooo 🤍





    Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet Instagramit: www.instagram.com/njeliberenjebisede/ ose lër një mesazh zanor në faqen zyrtare të Një Libër e Një Bisedë.

    • 3 min

Customer Reviews

5.0 out of 5
1 Rating

1 Rating

Top Podcasts In Arts

Fresh Air
NPR
The Moth
The Moth
Add to Cart with Kulap Vilaysack & SuChin Pak
Lemonada Media
99% Invisible
Roman Mars
Snap Judgment Presents: Spooked
Snap Judgment
The Magnus Archives
Rusty Quill