Description
---->Sot ne podkastet "Modele pozitive në sfidë me stereotipet" i nisim me një super model frymëzues që së shpejti do sjellë në treg diçka shumë të vlefshme që advokon për ndryshimin e mendësive e mentalitetit! Jemi me drejtorin ekzekutiv të organizatës Open Mind Spectrum Albania themeluar në 2013 Arbër Kodra.
---->>Arbër Kodra ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ka marrë titullin Master i Arteve në “Komunikimin Ndërkulturor dhe Turizëm”, diplomë bachelor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja; është diplomuar në specialitetin “Gjermanisht – Anglisht”, për gjuhë dhe komunikim. Në vitin 2017 ka ndjekur dy Akademitë profesionale shumë të rëndësishme dhe në fund të vitit 2017 ka marrë dy diploma profesionale në Akademinë e Studimeve Politike, Shkollën e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës dhe Akademinë profesionale të organizatave joqeveritare. Flet rrjedhshëm anglisht, italisht, gjermanisht dhe pak spanjisht.
---->>>Omsa fokusohet në të drejtat e njeriu por po punon më ngushtë me të drejtat e LGBTIQ, me informimin e identifikimit të gjinisë, me kurrikula dhe lobimin e çështjeve të LGBTIQ në nivel lokal e qendror, e sidomos me luftimin e mendësive dhe mentalitetit patriarkal shqiptar!
---->>>>“Ky material është plotësisht ose pjesërisht i financuar nga Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe AWEN. Sida dhe AWEN nuk janë domosdoshmërisht dakort me opinionin e shprehur. Vetëm autori është përgjegjës për përmbajtjen.