Description
Jemi me Ervisin sot, me modelin e djalit, e të riut që prezanton më së miri veten e sesi duhet të jetë një i ri europian në një shoqëri europiane pa marrë parasysh se nga e ka prejardhjen apo cilit komunitet i takon.
Ervis Çota ka lindur në Elbasan, ku edhe ka kryer të gjitha studimet e tij fillimisht ka kryer degën Histori-Gjeografi dhe aktualisht po ndjek studimet për drejtësi, vitin e dytë të studimeve bachelor, në universitetin “Aleksandër Xhuvani”.
Ervisi i përket minoritetit & komunitetit egjiptian për të cilin ngre çështje, përpiqet për integrimin e tyre në punë e shoqëri. Advokon për të drejtat e tyre por edhe mirëqenien e tyre fizike, shpirtërore e psikologjke.
Ka të paktën 8 vite që angazhohet si aktivist dhe kontribon në përmisimin e jetës së tij dhe komuniteteve rom e egjiptian por jo vetëm, Ervisi është advokues edhe i të drejtave të njeriut dhe çështjeve sociale, e shoqërisë civile.
Prej 6 vitesh drejton organizatën “Lëvizja Rinore Egjiptiane Rome”, e presin sfida të mëdha por ai është gati, është gati sepse ka rrëzuar steriotipe pafund dhe ka ndërtuar modelin, modelin që frymëzon.
“Ky material është plotësisht ose pjesërisht i financuar nga Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe AWEN. Sida dhe AWEN nuk janë domosdoshmërisht dakort me opinionin e shprehur. Vetëm autori është përgjegjës për përmbajtjen”