Description
Rigerta Loku vjen nga një famije arsimtarësh, familje në të cilën arsimi ishte gjithmonë i pari.
Rigerta Loku falë kësaj, pas mbarimit të shkollës së mesme në Mamurras u transferuar në Romë ku kreu një bachelor për Shkenca politike dhe Marrëdhënië ndërkombëtare.
Rigera pas shumë vitesh u kthye në vendlindje për të investuar në vendin e vet dhe një fushë shumë të rëndësishme, atë agrikultore. Rigerta është pjesë e shoqërisë civile dhe shpesh ka qenë në fokus të zërit publik për mesazhet e fuqishme që ka ndarë.
Sot nënë e dy vajzave Rigerta nuk e ndal luftën që provincës ti jepet haku dhe vëmendja e merituar. Gjatë 2021 ishte edhe kandidate për deputet nën logon e Nismës Thurje.
“Ky material është plotësisht ose pjesërisht i financuar nga Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe AWEN. Sida dhe AWEN nuk janë domosdoshmërisht dakort me opinionin e shprehur. Vetëm autori është përgjegjës për përmbajtjen”