Description
Në një bisedë mahnitëse! Agon Rexhepi i lindur më 25 nëntor 2000, ai është aktivist për drejtësi sociale në Prishtinë, ku edhe ka studiuar sociologji në Fakultetin Filozofik. Ai ka punuar kryesisht me grupet e margjinalizuara të komuniteteve rome, egjiptiane e ashkale. Ai është advokues për të drejtat e njeriut, për të advokimi i të drejtave të njeriut është liri. Ai është bashkëthemelues i queer-kolektivit kulturor Hyjneshat. Gjithashtu ai ka një hapësirë të veten ku përmes shkrimeve ngre çështje dhe synon informim dhe ndërgjegjësim.
Ai është edhe gazetar e shkrimtar. Fitues i çmimit të tretë të konkursit të “Kultstrofa” të organizuar nga Kultplus me poezinë “Djal ka le”, ka debutuar edhe me librin e tij të parë me poezi të titulluar “Pasqyrë”, fitues i një residence në Beograd e sa e sa të tjera. Aktualisht jeton në Tiranë ku po jep kontributin e tij si aktivist dhe advokues për të drejtat e njeriut dhe LGBTIQ, si dhe po punon si gazetar në platformën Dritare.net. Ada Kovaçi është konsulente edukimi me një përvojë dhe ekspertizë prej vitesh. Aktualisht punon so këshilltare edukimi dhe ne të drejtat e njeriut. “Ky material është plotësisht ose pjesërisht i financuar nga Agjensia Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Bashkëpunim (Sida) dhe AËEN. Sida dhe AWEN nuk janë domosdoshmërisht dakort me opinionin e shprehur. Vetëm autori është përgjegjës pëpërmbajtjenr përmbajtjen”