Description
Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare (Albanian Women Empowerment Network)--AWEN është krijuar në
1 korrik 2009 (dhe regjistruar në 27 dhjetor 2011) si një nismë e tetë organizatave jo-fitimprurëse që
fokusohen në mbrojtjen e gruas, me mbështetjen e çmuar të Fondacionit Kvinna till Kvinna. Themelimi i
këtij rrjeti u bë një domosdoshmëri për të forcuar bashkëpunimin midis këtyre organizatave, për të rritur
ndikimin e ndërhyrjeve dhe iniciativave të përbashkëta dhe për të fuqizuar lëvizjen feministe në
Shqipëri. Tani, AWEN është një rrjet i regjistruar zyrtarisht, i cili përbëhet nga organizata të vendosura
në shtatë qarqe të Shqipërisë nga veriu në jug, ku jetojnë dy të tretat e popullsisë shqiptare.
Ndërsa fillimisht filloi si një rrjet prej tetë organizatash (2011), rrjeti aktualisht numëron 10 organizata
anëtare. Organizatat anëtare të AWEN përqëndrohen në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të
grave dhe avancimin e çështjeve të barazisë gjinore në Shqipëri dhe kanalizojnë punën e tyre në
drejtime të ndryshme si ofrimi i një shumëllojshmërie shërbimesh të specializuara mbështetëse për
gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje, shpërndarjen e informacionit, lobimin dhe avokimin,
ngritjen e kapaciteteve të aktorëve lokalë, kryerjen e rishikimeve dhe hulumtimeve etj., në të gjithë
Shqipërinë.
Sot, Rrjeti përbëhet nga 10 organizata nga rajone të ndryshme të vendit:
• “Qendra Shqiptare për Gratë me Probleme Sociale” (Durrës);
• “Unë Gruaja” (Pogradec);
• “Agritra Vision” (Peshkopi);
• “Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim” (GADC, Tiranë);
• “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza” (Tiranë);
• “Gruaja për Gruan” (Shkodër);
• “Forumi i Gruas Elbasan” (Elbasan);
• "Qendra Psiko-Sociale Vatra” (Vlorë);
• “Jona” (Sarandë);
• “Qendra për Nisma Ligjore Qytetare” (Tiranë);