Description
Arbër Kodra ka lindur dhe është rritur në Tiranë. Ka marrë titullin Master i Arteve në “Komunikimin Ndërkulturor dhe Turizëm”, diplomë bachelor në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja; është diplomuar në specialitetin “Gjermanisht – Anglisht”, për gjuhë dhe komunikim. Në vitin 2017 ka ndjekur dy Akademitë profesionale shumë të rëndësishme dhe në fund të vitit 2017 ka marrë dy diploma profesionale në Akademinë e Studimeve Politike, Shkollën e Studimeve Politike të Këshillit të Evropës dhe Akademinë profesionale të organizatave joqeveritare. Flet rrjedhshëm anglisht, italisht, gjermanisht dhe pak spanjisht.
Drejtues ekzekutiv OMSA organizatë e cila fokusohet tek të drejtat e njeriu, por që punon më ngushtë me të drejtat e LGBTQIA+, në nivel lokal e qendror, e sidomos me luftimin e mendësive dhe mentalitetit patriarkal shqiptar!
“Artivist Stafetë” synon të japë një kontribut të rëndësishëm tek të rinjtë mbi për të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike të BE-së.
Ky podcast u realizua në kuadër të “Projektit Artivist Stafetë” - Podcast Caravan, zbatuar nga FuturAL financohet nga Delegacioni Evropian në Shqipëri (IPA/2020/421-822).