Description
Dis-moi ce que tu manges, je te dirai ce que tu es tha anthelme Brillat savarin, nje avokat francez, politikan dhe gastronom i famshem ne vitin 1826. Perkthyer do te thote. Me thuaj cfare ha dhe do te them cfare je”. Sot, pas gati 2 shekujsh te gjithe pajtohemi me kete mendim. Ushqimet që hamë sigurojnë bazën e strukturës, funksionit dhe tërësinë e çdo qelize të vogël në trupin tonë, nga lëkura dhe flokët te muskujt, kockat, sistemi tretës dhe imunitar. Por pyetja qe ngrihet sot, sidomos tek ne, eshte; cfare po hame? Pjesa më e madhe e ushqimit që e konsumojmë, përmban substanca dhe materie që janë rrezik potencial, pavarësisht se mund të jenë përbërës natyralë ushqimi, ose janë produkte që qëllimisht i shtojmë në ushqim, të cilat depërtojnë në te. A mund te mbrohemi? Ne mos ne, femijet tane qe jane me te dobet? A jemi ne kohe? I diskutojme te gjitha keto ceshtje ne minutat qe pasojne me ekspertin e bujqesise, Zef Gjeta