Episodes
Vështrim kritik dhe opinione personale mbi pikat dhe elementet më kontradiktore të raporteve dhe vendimeve të UEFA-s, CAS-it dhe Gjykatës Federale ndaj Skënderbeut.
Published 04/08/22
Çështjet e tjera që u shqyrtuan nga Gjykata Federale. Vendimi përfundimtar i Gjykatës Federale.
Published 04/01/22
Shqyrtimi i apelit të Skënderbeut nga Gjykata Federale, çështjet kryesore.
Published 03/25/22
Konteksti i ngjarjeve pas vendimit të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s. Apeli në Gjykatën Federale dhe tagri që ka kjo gjykatë për të marrë në shqyrtim çështjen.
Published 03/18/22
Si e vlerëson trupi gjykues hetimin e inspektorëve. Konkluzionet, arsyetimi i masës disiplinore dhe vendimi final i Komisionit të Disiplinës dhe Etikes të UEFA-s.
Published 03/11/22
Sistemi BFDS dhe raportet e derivuara prej tij, përplasja e klubit dhe UEFA-s në seancë mbi besueshmërinë e tij, studimit të kryer mbi të etj.
Published 03/04/22
Kërkesat paraprake të klubit ndaj UEFA-s, si i vlerësoi trupi gjykues para fillimit të seancës. Hyrje në brendësi të çështjes; si e konsideron trupi gjykues procedurën e zbatuar ndaj Skënderbeut dhe a ka shkelje të principit ne bis in idem.
Published 02/25/22
Hyrja e vendimit të gjyqit në UEFA 2018, përmbledhje e kontekstit, komunikimeve ndërmjet klubit dhe UEFA-s, procedurat e ndjekura deri në seancën e 21 marsit, pozicionet e palëve etj.
Published 02/18/22
Konkluzionet e raportit sipas inspektorëve te UEFA-s, përmbledhje e elementeve dhe hetimit, arsyetimi i masave disiplinore që do t'i jepeshin klubit etj.
Published 02/11/22
Arsyetimi juridik i inspektorëve të UEFA-s, a ka ndryshim nga viti 2016 barra e provës dhe standardi i provës që do të zbatohen etj.
Published 02/04/22
Dyshimet e inspektorëve mbi marrëdhëniet e klubit me kompanitë e basteve dhe individët e dyshuar, bazuar në rrjete sociale, rasti i z.Vrenozi etj., opinioni dhe perceptimi kombëtar dhe ndërkombëtar ndaj klubit, sipas tifozëve, lojtarëve kundërshtarë, medieve dhe kompanive të basteve.
Published 01/28/22
Një përmbledhje e shkurtër e inspektorëve mbi ndryshimet në klub pas vitit 2009; individët e dyshuar sipas tyre, lidhjet midis presidentit dhe ish-presidentit, marrëdhëniet e presidentit me trajnerin dhe lojtarët.
Published 01/21/22
Raporti i panelit të trajnerëve të përzgjedhur nga UEFA për analizën e performancës së lojtarëve të Skënderbeut etj.
Published 01/14/22
Vazhdimi i analizës së raportit të UEFA-s. Analiza paraprake e dy inspektorëve mbi ndeshjet e dyshuara të Skënderbeut, vlerësimet shtesë ndaj raporteve të BFDS, "eksperimenti" me kompaninë britanike Starlizard etj.
Published 12/24/21
Raporti i dy inspektorëve të UEFA-s mbi dënimin 10-vjeçar të Skënderbeut, një përmbledhje e ngjarjeve dhe kontekstit.
Published 12/17/21
Shqyrtimi i çështjeve paraprake dhe përcaktimi i çështjeve kryesore. Vendimi përfundimtar i CAS.
Published 12/10/21
Gjyqi në CAS midis Skënderbeut dhe FSHF në lidhje me dënimin e dhënë nga Komisioni i Etikës në vitin 2017 për heqjen e titullit kampion.
Published 12/03/21
Konteksti pas vendimit të CAS më 2016
Published 11/26/21
Zhvillimi i gjyqit në CAS më 2016, natyra e procedurës administrative/disiplinore, kompetencat e Apelit të UEFA-s, raportet e BFDS, vendimi përfundimtar i CAS.
Published 11/19/21
Gjyqi në CAS midis UEFA-s dhe KF Skënderbeut mbi pezullimin 1-vjeçar të klubit në vitin 2016.
Published 11/12/21
Elementët e tjerë që solli si fakte UEFA në gjyqin e Apelit. Vendimi i gjyqit të Apelit të vitit 2016.
Published 11/05/21
Barra dhe standardi i provës; e drejta për t'u dëgjuar; çfarë është sistemi BFDS.
Published 10/29/21
Në këtë episod i ftuari ynë Brendon Salih sqaron çështje që kanë të bëjnë me gjyqin e Apelit 2016 të UEFA-s ndaj Skënderbeut.
Published 10/22/21
Episodi hyrës: historiku i sukseseve të klubit gjatë dekadës së fundit dhe i çështjes me organet e UEFA...
Published 10/15/21