Shëndeti mendor vazhdon të mbetet preokupim i njeriut të sotëm, institucioneve dhe instituteve hulumtuese. Psikologjia tradicionale e bazuar kryesisht në vëzhgimet klinike duke krijuar kategorizimet konceptuale dhe diagnostike sikur ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi posttraumatik, është përpjekur të gjejë mënyrat e trajtimit dhe kurimit. Studimet dhe zhvillimet e reja po i tejkalojnë kategorizimet e psikologjisë tradicionale në lidhje me shëndetin mendor.
Episdoi i gjashtë i dedikohet trendeve të reja transdiagnostike. Me hulumtuesen Shegë Bahtiri trajtojmë kapërcimin e kategorive tradicionale, konceptin e spektrit dhe psikologjinë transdiagnostike. Për më tepër flasim edhe për fenotipimin digjital, biomarkerët dhe digjitalizmin e subjektives.
Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Shegë Bahtiri
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në
[email protected].
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.