Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg të ri në studimet e gjuhës dhe mundësoi zhvillimin e gjuhësisë moderne. Teoria e tij për gjuhën përbën një zhvendosje paradigmatike dhe themeloi një lëvizje intelektuale që u quajt “strukturalizëm”, që...
Published 10/22/24
In episode 6 of Kosovo Dispatch, host Visar Xhambazi explores the achievements and challenges of the Kosovo-Serbia dialogue with EU Special Representative Miroslav Lajcak, who has guided the negotiation process since April 2020. Despite Lajcak’s success in securing a normalization deal between Kosovo and Serbia in March 2023, the implementation has encountered substantial hurdles, raising questions about the future of the dialogue process.
Published 08/30/24
Senad Sabovic, a Senior Advisor from the European Institute of Peace, joins us on Episode 5 of Kosovo Dispatch. We discuss the implications of the lack of implementation of the Association of Serb-Majority Municipalities in Kosovo and its impact on Kosovo’s international consolidation.
Published 08/30/24
Globalizimi, më saktë institucionet politiko-ekonomike që menaxhojnë globalizimin, si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, kanë edhe ndikimet e dëmshme për vendet të cilat më së shumti kanë nevojë të përkrahen në kontekst të ekonomisë së tregut global. Njëri nga autorët që kanë hetuar këto ndikime negative ekonomike në vendet në zhvillim është ekonomisti Joseph Stiglitz në librin e tij “Globalizimi dhe pakënaqësitë e shkaktuara prej tij” i përkthyer në shqip nga Adnan Kika dhe...
Published 06/10/24
In the fourth episode of Kosovo Dispatch, we speak with Viola von Cramon, a member of the EU Parliament and the Standing Rapporteur for the European Parliament on Kosovo. The conversation centers on the impact of Josep Borrell and Miroslav Lajcak in facilitating the Kosovo-Serbia dialogue, as well as the commitment and approaches of Albin Kurti and Aleksandar Vucic.
Published 05/20/24
Kur flasim për një “sistem besimesh, mitesh, ritesh e simbolesh, që interpretojnë dhe përcaktojnë domethënien dhe qëllimin esencial të ekzistencës njerëzore, duke ia nënshtruar një entiteti suprem fatin e individit dhe bashkësisë”, kemi folur për fenë, apo jo! Por, jo vetëm për fenë, por edhe për politikën. Është kjo një ide e argumentuar në traditën e shkencave shoqërore. Ky është edhe argumenti i historianit Emilio Gentile në librin e tij “Fetë e politikës: mes demokracive dhe...
Published 05/07/24
Rreziku më i madh i demokracisë nuk vjen nga jashtë, por nga brenda botës demokratike. Mirëpo, ky rrezik nuk vjen nga populli, por nga elitat që mbështesin një të kuptuar populist të demokracisë. Ky është argumenti i profesorit të shkencave shoqërore dhe politikës Jan – Werner Muller në librin e tij “Ç’është populizmi?” i përkthyer në shqip nga Enela Topulli dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2019. Për të diskutuar për këtë libër, na bashkohet Selim Daku, profesor i marrëdhënieve...
Published 03/28/24
Ndoshta, keni menduar të lexoni një libër ku do të informoheni drejt rreth problematizimeve, pikëpamjeve, kauzave dhe lëvizjeve feministe në mënyrë të përmbledhur dhe të qartë. Sot diskutojmë një libër të tillë, pa terma të vështirë dhe zhargon akademik, “të lehtë për t’u kuptuar pa qenë tepër i thjeshtë”, siç thotë vetë autorja e librit. Libri quhet “Feminizmi është për të gjithë” dhe autorja është teoricienia sociale dhe pedagogia, bell hooks, i përkthyer nga Blerta Picari dhe i botuar në...
Published 03/28/24
Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit të lirisë, barazisë dhe pronës. Gjatë këtij emisioni diskutojmë për gurët megjeve apo shenjtërinë e kufijëve të pronës. Kufiri pronësor apo gurët e megjës janë kutpimi i lirisë negative, vija ku njeriu e ruan lirinë e tij, vija ndarëse ku ne e njohim njëri tjetrin e që shpesh bëhet pengesë edhe pushtuese. Po ashtu diskutojmë edhe për kufijtë midis...
Published 03/27/24
Në episodin 29 me Artan Kacanin, pedagog i urbanistikës në Universitetin Polis, flasim për përkatësinë dh të drejtën mbi qytetin, planifikimin urban të qytetit dhe shpërfaqjen pabarazisë sociale si pasojë e mosplanifikimit të duhur urban. Për më tepër, diskutojmë për identitetet e qyteteve tona, gjegjësisht të hapësirave urbane, në raport me qendrën dhe periferinë, gjentrifikimin dhe revitalizimin e zonave urbane. Gjatë bisedës sonë flasim për historinë e qytetit shqiptar, ndërhyrjen e...
Published 03/27/24
In the third episode of Kosovo Dispatch, we have a discussion with Edward P. Joseph, a Balkan expert immersed in both wartime and post-war reconstruction. The conversation delves into the U.S. strategy in the Kosovo-Serbia dialogue. Mr. Joseph offers his perspective on the U.S. approach in the Western Balkans, the coordination between the U.S. administration and the Department of State, and provides commentary on the recent appointment of James O’Brien as the new Assistant Secretary of State.
Published 03/25/24
Ardhja e modernitetit i atribuohet, para së gjithash, Revolucionit industrial, i cili ka sjellë një proces të ndryshimeve rrënjësore shoqërore që quhen me termin “modernizim”. Teorizimit të modernizimit, çfarë është saktësisht ai, cila është zanafilla e cilat janë pasojat e tij, i kanë kontribuar shumë sociologë, ndër ta edhe sociologu Anthony Giddens në librin e tij “Pasojat e modernitetit” të botuar në shqip në Tiranë në vitin 2013 dhe të përkthyer nga Valbona Nathanaili, Fatos Tarifa dhe...
Published 02/28/24
Si ndikon media digjitale, në veçanti media sociale, si hapësirë e informacionit, debatit dhe mobilizimit politik, në sferën publike dhe në diskutimin politik dhe cilat janë implikimet e saj për demokracinë? – janë dy pyetjet bosht të librit “Transformimi i ri i sferës publike dhe demokracia deliberative” i filozofit dhe sociologut Jürgen Habermas, i përkthyer nga Blerta Ismaili dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2023. Për të diskutuar mbi këtë libër, na bashkohet Gent Carrabregu, pedagog në...
Published 02/28/24
Në episodin 28 flasim me Sidorela Vatnikajn, aktiviste për çështje gjinore, rreth problemit të femicidit në Shqipëri. Numri i madh i vrasjeve të grave në Shqipëri ka shkaktuar debate dhe shqetësime të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Me Sidorelën flasim për origjinën e dhunës mbi baza gjinore dhe shqyrtojmë rolin e shtetit në strehimin e viktimave të dhunës seksuale, dështimin e sistemit ligjor për mbrojtjen e viktimave, e mungesën e strehimoreve. Gjithashtu, diskutojmë për (mos)efikasitetin e...
Published 02/28/24
Në episodin 27 të Çelnajës, së bashku me Edon Qesarin, hulumtues në Institutin e Historisë në Tiranë, diskutojmë për të kaluarën, historinë dhe historiografinë. Duke dekonstruktuar këto koncepte, fillimisht flasim për konceptin e historisë që na paraqitet herë si arkivim i dijeve, herë si trajektore teleologjike, herë si përmbledhje perspektivash e mbi të gjitha, si marrëdhënie midis dijes dhe pushtetit, dhe se si pushteti e legjitimon të sotmen përmes historisë. Qesari thotë se për një...
Published 02/28/24
In the second episode of Kosovo Dispatch, we talk to Agon Maliqi, an independent analyst and the co-founder of Sbunker, about the legal and political implications of the Association of Serb-Majority Municipalities (ASM) in Kosovo. Mr. Maliqi shares his views on the likelihood of the Kosovo government starting the ASM implementation, and the possible international political ramifications of prolonged delay.
Published 02/06/24
Në pamundësi ose të painteresuar për të kuptuar kompleksin ballkanik, Europa ka imagjinuar Ballkanin dhe ai ekziston në imagjinatën e mendjes europiane pa i korresponduar një objekti real jashtë saj. Këtë europianët do ta bënin për një arsye: në Ballkanin e tyre imagjinar, mendja europiane do të paraqiste alter egon e vet, domethënë “tjetrin” brenda vetes. Ky është argumenti bosht i librit “Ballkani imagjinar: Ballkani si alter ego e Europës” i historianes Maria Todorova, i përkthyer në...
Published 01/30/24
In the first episode of Kosovo Dispatch, we discuss the limited progress in the EU-facilitated Kosovo-Serbia dialogue and explore the possibility of a revised dialogue format, focusing on the idea of convening an international conference to achieve a final deal. The host, Visar Xhambazi, interviews Milos Pavkovic, a researcher and civil society activist based in Belgrade, who provides insights on the current state of the dialogue, the potential success of the EU approach, and the advantages...
Published 01/30/24
Në episodin e njëzetegjashtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Alban Bokshin, studiues i filozofisë, i bëjmë kritikën modernitetit duke shtjelluar filozofinë e subjektit në raport me teknologjinë dhe shkencën. Biseda jonë fokusohet në zhvillimin e idesë së subjektit, lindjen dhe shtrirjen e modernitetit në përgjithësi. Në vazhdën e këtij diskuimi Alban Bokshi, e bën përvijimin trajektoral të subjektit në raport me dijet, shkencën dhe teknologjinë duke filluar nga Rene Decartes deri tek...
Published 01/26/24
Në episodin e njëzetepestë të emisionit Çelnaja, së bashku me Nora Prekazin, etnologe dhe drejtoreshë në muzeun e qytetit të Mitrovicës, flasim për rolin e muzeut në formësimin e bindjeve njerëzore. Përbri shkollave, bibliotekave, teatrove dhe kinemave, edhe muzetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërive njerëzore. Me Norën diskutojmë rreth muzeologjisë në Kosovë, llojet e muzeve dhe periudhat historike të muzeve në raport me krijimin e memories kolektive dhe...
Published 01/26/24
Në episodin e njëzetekatërt të emisionit Çelnaja me Rina Kikën, avokate dhe hulumtuese e të drejtave të njeriut, diskutojmë për raportin e drejtësisë në letër dhe drejtësisë në vepër. Shkak i bisedës sonë është hulumtimi i mentoruar nga ajo, “Kosovo: From paper to practice: Kosovo must keep its commitments to domestic violence survivors”, duke u fokusuar në dhunën e burrave ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve. Gjatë emisionit diskutojmë për rëndësinë e perspektivës së shtetit drejt qendërzimit...
Published 11/21/23
Në episodin e njëzetetretë të emisionit Çelnaja me Flutura Kusarin, këshilltare ligjore pranë European Center for Press and Media Freedon – ECPMF, diskutojmë për raportet e medias dhe pushtetit, gjegjësisht, flasim për tendencat e shtrirjes së kontrollit të pushteteve ndaj medieve. Gjatë këtij episodi flasim konceptualisht në lidhje me lirinë e shprehjes, kufijtë e shtrirjes së interesit publik në raport me interesin shtetëror dhe rolin e medieve në shtetet demokratike. Më tutje, shtjellojmë...
Published 11/21/23
Në episodin e njëzetedytë të emisionit Çelnaja me Burim Myftiun, drejtorin e festivalit më të madh të fotografisë në rajon – FOTOIST, e shtrijmë bisedën rreth temës së fotografisë në raport me kujtesën, aktualen dhe të përtejmen. Burim Myftiu përmes objektivit të tij, në mënyrë krejtsësisht të jashtzakonshme, ka shpalosur motivet e tij në lidhje me luftën, gjendjen e tashme sociale dhe ritualin si mjet transendence. Ai, përgjatë emisionit, na flet për artin e fotografisë, i cili art, mund të...
Published 11/21/23