Episodes
Në episodin e njëzetënjëtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gent Carrabregun, pedagog në R.I.T. (AUK), flasim për formësimin e bindjeve politike. Për më tepër me të diskutojmë rolin e nocionit dhe realitetit të pushtetit si fillim i çdo bindjeje politike. Gjatë emisionit po ashtu flasim edhe për rolin e origjinës klasore, traditës dhe kulturës fetare, dhe ideologjisë në formimin e dindjeve politike. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, flasim për kozmopolitanizmin si mundësi, lirinë si bosht të...
Published 11/21/23
Në episodin e njëzetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Natyra Agani Destanin, ligjeruese në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, diskutojmë për adoleshencën dhe shëndetin mendor. Fillimisht diskutojmë rreth metodës dhe problematikës apo dinamikës së definimit konceptual të nocioneve si shëndet mendor, adoleshencë dhe normalitet. Gjatë emisionit flasim për avantazhin e identifikimit të hershëm të problemeve mendore tek fëmijët dhe adoleshentët, shkaqet dhe trajtimin e...
Published 09/01/23
Në episodin e nëntëmbëshjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Abit Hoxhën, ligjerues në Universitetin Agder në Norvegji, diskutojmë rreth medieve dhe rolin e tyre në formësimin politik dhe social të qytetarit. Për më tepër, diskutojmë për konceptin bazik të medias, modelin e medieve në Kosovë, gazetarin si model të intelektualit dhe modelin e medieve në Kosovë. Po ashtu, gjatë këtij emisioni flasim për raportin kompetitiv midis medies dhe politikës dhe rolin korrektues që media duhet të...
Published 09/01/23
Në episodin e tetëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Arta Basha Jakupin, prorektore e Universitetit të Prishtinës, flasim për mundësitë që ofron ky universitet. Duke qenë universiteti i parë dhe më i madhi publik në vend dhe me kosto zero të shpenzimeve, a është UP-ja ende preferenca e parë për studentët e ardhshëm? Në emision diskutojmë edhe për kualitetin, radhitjen e UP-së në nivel botëror dhe strategjinë e ndërkombëtarizimit të tij. Gjithashtu,  flasim edhe për ankesat e shumta...
Published 09/01/23
Kritika është një lloj arti i të menduarit që ditë e më tepër po i mungon shoqërisë sonë. Nën ndikimin e vrullshëm të fenomeneve dhe nën yshtjen e hëpërhëshmërisë së qenit prezent brenda fenomenit, kritika e ka humbur fillin e saj si formë e mendimit që shkoqitet dhe pravolon mbi relitetin. Si e tillë, duke qenë e shkoqitur dhe përtej realitetit, ajo e gjykon, e interpreton dhe më në fund shpall fitoren e saj kundrejt realitetit mbizotërues. Në gjykimin e përgjithshëm shoqëror, sot për sot,...
Published 07/07/23
Në episodin e gjatshtëmbëdhjetë me Feride Rushitin, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës diskutojmë shtruar në lidhje me dhunën seksuale si strategji të integruar lufte, të mirëmenduar dhe të ushtruar në mënyrë sistematike. Për më tepër flasim narrativët e pasluftës në lidhje me luftën, të zhdukurit dhe të mbijetuarit. Po ashtu diskutojmë për format e manifestimit të pasojave të dhunës te gratë dhe burrat. Ndër të tjera, theksojmë rëndësinë kyçe të...
Published 06/26/23
Fotografia është formë e ngujimit të momenteve në imazhe plastike dhe elektronike. Ajo ka gjetur përdorimin e saj që prej nevojave më të thjeshta private, administrative deri në industrinë e argëtimit dhe botën e filmit. Përtej një shënjimi momenti të paharrueshëm e kujtimi, fotografia shpesh shihet si përpjekje egoistike dhe narcistike, e here-herë edhe si terapi për motivim dhe përmirësim të imazhit të vetes apo objektit që kap objektivi i aparatit. Në episodin e pesëmbëdhjetë të...
Published 06/09/23
Përveçse mjet i rëndësishëm komunikimi, gjuha është një fenomen i gjallë, përmes të cilës jo vetëm që shprehen idetë, kuptimet dhe domethëniet por gjithashtu formësohen bindjet, kujtimet dhe historitë. Gjuha ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e identiteve fisnore, etnike, krahinore. Gjuha është shtrati kryesor ku shtrihet mendimi, kultura dhe politika. Në episodin e katërmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gazmend Bërlajollin, diskutojmë për raportet midis gjuhës, mendimit...
Published 06/09/23
Qytetarët e Europës Juglindore, përpos që problemet politike i kanë të ngjashme, ata kanë të përbashkëta sfida të tjera, si e kaluara konfliktuoze, sfidat e tranzicionit shoqëror dhe vizioni i qartë për të ardhmen. Në këtë kontekst, përtej disa hapërimeve të vogla, edhe Mali i Zi vazhdon të jetë i trazuar në kontekst të përplasjeve etnike dhe gërshetimeve të interesave globale. Në episodin e trembëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Sabina Osmanoviqin, profesore e gjuhës Gjermane në...
Published 05/23/23
Paqja në Ballkan, edhe pas dy dekadave vazhdon të mbetet e brishtë. Temat si ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia tranzicionale, të pagjeturit dhe bisedimet e vazhdueshme të palëve për një zgjidhje të qëndrueshme politike, vazhdojnë të jenë barrë e rëndë. Kjo e bën të pamundur një perspektivë dhe projeksion të qartë për ardhmërinë e rajonit. Në episodin e 12 të emisionit Çelnaja, me Nora S. Ahmetajn shtrojmë pyetje se si do t’ia mësojmë historinë fëmijëve tanë. Kjo pyetje nuk është një...
Published 05/23/23
Zhvillimi i inteligjencës artificiale të avancuar, e cila funksionon pa ndërveprimin njerëzor dhe mund të kryej detyra dhe ofrojë zgjidhje pa ndonjë ndërhyrje njerëzore, ka ngritur shqetësime rreth ecejakes së zhvillimeve të reja teknologjike në raport me qenien njerëzore. Sado që thuhet, me plot siguri, se inteligjenca artificiale është një mundësi për ndërrmarësi dhe zhvillimin e bizneseve të reja, megjithatë pyetja qëndron: A mund Inteligjenca artificiale ta zëvendësojë njeriun? Në...
Published 05/23/23
Poezia është zhanri më i vjetër i mbartjes së dijeve ndër breza. Poezia dokumenton përvojat, herë shpirtërore e herë empirike, të ecejakes së njerëzimit e deri në manifestimin e përshtypjeve qoftë edhe më të thjeshta të subjektit krijues. Më tepër se një zhanër apo trend letrar, poezia ka të bëjë me krijimin e vazhdueshëm të botës, vetë-përceptimin e njeriut brenda këtij krijimi dhe vendin e tij në natyrë. Në episdonin e dhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Ervina Halilin, shkrimtare...
Published 05/23/23
Teknologjia është e sotshmja dhe e ardhmja e njerëzve. Teknologjia digjitale është hapësira, realiteti virtual drejt të cilës njeriu përpiqet të arratiset. Instrumente arratisjeje deri më tani kanë qenë meditimi, muzika, substancat narkotike, kurse tash e tutje është edhe teknologjia digjitale. Asociacionet serioze të psikologëve botërorë ngrenë shqetësime të mëdha në përdorimin e pa masë të teknologjisë sidomos nga fëmijët dhe adoleshentët. Në episodin e nëntë të emisionit Çelnaja, së...
Published 05/23/23
Trupi, përtej imanencës biologjike, është objekt dhe instrument i pushtetit politik. Tejkalimi i tij si realitet përfundimtar dhe objekt mbi të cilin ndërtohet pushteti kërkon një qasje emancipuese dhe intelektuale të politikës. Kurse, pushteti në raport me seksualitetin, kërkon dekonstruktimin e binaritet trup-intelekt dhe grua-burrë. Në episodin e tetë të emisionit Çelnaja me Sibel Halimin, sociologe dhe politikane, diskutojmë rreth angazhimit të intelektualit/es në politikë, përkatësinë...
Published 05/23/23
A janë shtrigat thjesht një realitet mitik i një të kaluare të largët, apo vazhdojnë të mbeten reale edhe sot, në një kontekst tjetër politik e social? Në diskursin publik, hakmarrjet me karakter politik e social zakonisht përshkruhen përmes togfjalëshit ‘gjueti shtrigrash’, duke u bazuar në historinë e mesjetës, ku shtrigat përndiqeshin dhe vriteshin me dekret kishtar. Por, a kanë qenë vërtet shtrigat me aftësi magjike dhe ndjellakeqe, apo thjesht gra të cilat kërkonin status tjetër politik,...
Published 05/23/23
Shëndeti mendor vazhdon të mbetet preokupim i njeriut të sotëm, institucioneve dhe instituteve hulumtuese. Psikologjia tradicionale e bazuar kryesisht në vëzhgimet klinike duke krijuar kategorizimet konceptuale dhe diagnostike sikur ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi posttraumatik, është përpjekur të gjejë mënyrat e trajtimit dhe kurimit. Studimet dhe zhvillimet e reja po i tejkalojnë kategorizimet e psikologjisë tradicionale në lidhje me shëndetin mendor. Episodi i...
Published 05/23/23
Episodi i pestë i Çelnajës i kushtohet teatrit politik. Teatri është një pjesë e rëndësishme jetës dhe formësimit tonë estetik. Me Jeton Neziraj diskutojmë nivele të ndryshme për treatrin politik, dramaturgjinë, kritikën dhe edukimin me teatër. Po ashtu flasim për lirinë, shijet dhe përjetimet që ofron loja në skenë. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Jeton Neziraj • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në...
Published 05/23/23
Episodi i katërt i Çelnajës i kushtohet identiteteve shoqërore. Së bashku me sociologen Greta Avdyli, diskutojmë rreth identitetit dhe formave të manifestimit të tij. Për më tepër flasim për identitetet qëndrore dhe periferike si dhe kontekstet historike dhe kulturore në formësimin e identiteteve të ndryshme shoqërore në epokën e globalizmit. Me Gretën, përpiqemi të dekonstruktojmë hegjemoninë dhe dominimin semantik të identitetit kombëtar karshi identiteteve të tjera shoqërore, sikurse...
Published 05/23/23
Në diskursin publik pushteti nënkupton qeverinë, partitë politike dhe institucionet tjera vendimmarrëse. Por, kuptimet dhe praktikat e pushtetit janë më të thella se kaq. Pushteti është njëri ndër konceptet kryesore të shkencave sociale, ndërsa si praktikë herë e qendërzume herë e shpërndarë në kontrollimin, dominimin dhe projektimin e “tjetrit”. Pushteti si agjent i kontrollit është, ndër të tjera, po ashtu praktikë e konstruktimit gjinor të burrit dhe projektimin e tjetrit grua dhe...
Published 05/23/23
Hapësira publike është një koncept i rëndësishëm në shkencat sociale dhe hapësirë e lirë dhe e qasshme e qytetit nga ana e qytetarëve. Hapësira publike është hapësira e cila mundëson një pjesë të rëndësishme të zhvillimit individual dhe kolektiv të shoqërisë. Sheshet publike janë hapësirat ku qytetarët zhvillojnë komunikim aktiv në nivelin social, kulturor dhe atë ekonomik. Hapësira publike është hapësira ku zhvillohet debati për shoqërinë dhe gjithçka që ndërlidhet me mirëqenien dhe...
Published 05/23/23
Edukimi seksual, sado që është i pranishëm si nocion në opinion publik, në shoqërinë kosovare vazhdon të mbetet akoma si temë e heshtur apo e ndaluar. Përveç kësaj, ajo vazhdon të jetë një temë e keqkuptuar dhe keqintepretuar. Edukimi seksual ende nuk është pjesë e kurrikulave shkollore në vend.   Episodi i parë i emisionit Çelnaja i dedikohet pikërisht edukimit seksual. Në emision, së bashku me aktivisten dhe publicisten Mirishahe Syla flasim për edukimin seksual si koncept dhe si praktikë...
Published 05/23/23
Shëndeti mendor vazhdon të mbetet preokupim i njeriut të sotëm, institucioneve dhe instituteve hulumtuese. Psikologjia tradicionale e bazuar kryesisht në vëzhgimet klinike duke krijuar kategorizimet konceptuale dhe diagnostike sikur ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi posttraumatik, është përpjekur të gjejë mënyrat e trajtimit dhe kurimit. Studimet dhe zhvillimet e reja po i tejkalojnë kategorizimet e psikologjisë tradicionale në lidhje me shëndetin mendor. Episdoi i...
Published 04/18/23
Episodi i pestë i Çelnajës i kushtohet teatrit politik. Teatri është një pjesë e rëndësishme jetës dhe formësimit tonë estetik. Me Jeton Neziraj diskutojmë nivele të ndryshme për treatrin politik, dramaturgjinë, kritikën dhe edukimin me teatër. Po ashtu flasim për lirinë, shijet dhe përjetimet që ofron loja në skenë. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Jeton Neziraj • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në...
Published 04/18/23
Episodi i katërt i Çelnajës i kushtohet identiteteve shoqërore. Së bashku me sociologen Greta Avdyli, diskutojmë rreth identitetit dhe formave të manifestimit të tij. Për më tepër flasim për identitetet qëndrore dhe periferike si dhe kontekstet historike dhe kulturore në formësimin e identiteteve të ndryshme shoqërore në epokën e globalizmit. Me Gretën, përpiqemi të dekonstruktojmë hegjemoninë dhe dominimin semantik të identitetit kombëtar karshi identiteteve të tjera shoqërore, sikurse...
Published 04/18/23
Në diskursin publik pushteti nënkupton qeverinë, partitë politike dhe institucionet tjera vendimmarrëse. Por, kuptimet dhe praktikat e pushtetit janë më të thella se kaq. Pushteti është njëri ndër konceptet kryesore të shkencave sociale, ndërsa si praktikë herë e qendërzume herë e shpërndarë në kontrollimin, dominimin dhe projektimin e “tjetrit”. Pushteti si agjent i kontrollit është, ndër të tjera, po ashtu praktikë e konstruktimit gjinor të burrit dhe projektimin e tjetrit grua dhe...
Published 04/18/23