Paqja në Ballkan, edhe pas dy dekadave vazhdon të mbetet e brishtë. Temat si ballafaqimi me të kaluarën, drejtësia tranzicionale, të pagjeturit dhe bisedimet e vazhdueshme të palëve për një zgjidhje të qëndrueshme politike, vazhdojnë të jenë barrë e rëndë. Kjo e bën të pamundur një perspektivë dhe projeksion të qartë për ardhmërinë e rajonit.
Në episodin e 12 të emisionit Çelnaja, me Nora S. Ahmetajn shtrojmë pyetje se si do t’ia mësojmë historinë fëmijëve tanë. Kjo pyetje nuk është një bisedë e thjeshtë që mund të kalojë midis një prindi dhe një fëmije, por ngërthen një sërë institucionesh. Për më tepër, diskutojmë për hapat e shkrimit të historisë, mbledhjen e fakteve, dokumentimin dhe validimin përmes metodave krahasuese. Përbri arritjeve të drejtësisë tranzicionale dhe ballafaqimit me të kaluarën, me Nora Ahmetajn përpiqemi t’i përgjigjemi pyetjes se a ka mundësi që të pagjeturit të minojnë paqen apo pajtimin e popujve.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa• Mysafire: Nora S. Ahmetaj• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në
[email protected].
Ky episod është prodhuar në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Sbunker dhe forumZFD Kosovë.
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.