Çelnaja - E21: Formësimi i bindjeve politike me Gent Carrabregun
Listen now
Description
Në episodin e njëzetënjëtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gent Carrabregun, pedagog në R.I.T. (AUK), flasim për formësimin e bindjeve politike. Për më tepër me të diskutojmë rolin e nocionit dhe realitetit të pushtetit si fillim i çdo bindjeje politike. Gjatë emisionit po ashtu flasim edhe për rolin e origjinës klasore, traditës dhe kulturës fetare, dhe ideologjisë në formimin e dindjeve politike. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, flasim për kozmopolitanizmin si mundësi, lirinë si bosht të ndërtimit të ngrehinës politike, aktualitetin e ideologjive sunduese dhe paradokset e shtetit dhe shoqërive liberale. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Gent Carrabregu • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24