Kritika është një lloj arti i të menduarit që ditë e më tepër po i mungon shoqërisë sonë. Nën ndikimin e vrullshëm të fenomeneve dhe nën yshtjen e hëpërhëshmërisë së qenit prezent brenda fenomenit, kritika e ka humbur fillin e saj si formë e mendimit që shkoqitet dhe pravolon mbi relitetin. Si e tillë, duke qenë e shkoqitur dhe përtej realitetit, ajo e gjykon, e interpreton dhe më në fund shpall fitoren e saj kundrejt realitetit mbizotërues. Në gjykimin e përgjithshëm shoqëror, sot për sot, kritika është zëvendësuar me opinionin, si gjykim subjektiv apo moralizimin si formë e të gjykuarit etik.
Në episodin e shtatëmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Jeta Mulajn, diskutojmë për filozofinë dhe kritikën. Fillimisht, flasim për rolin dhe kontributin e filozofisë, kontributin e grave në filozofi dhe nocionin e stabilitetit nga perspektiva filozofike si mundësi për zhvillim dhe progres. Më tej flasim për kritikën, historikun dhe llojet e kritikës varësisht rrethanave dhe kontekstit të ngjizjes së saj, si dhe për universalitetin apo gjithpërfshirshmërisë së kritikës në raport me historinë e ideve dhe gjeografitë apo qytetërimet botërore. Gjatë emisionit, po ashtu, preket edhe roli i kritikës në raport me pushtetin, antikolonizalizmi dhe kritika dekoloniale.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Jeta Mulaj
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në
[email protected].
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.