Çelnaja - E3: Pushteti, Dhuna dhe Patriarkati me Visar Ymerin
Listen now
Description
Në diskursin publik pushteti nënkupton qeverinë, partitë politike dhe institucionet tjera vendimmarrëse. Por, kuptimet dhe praktikat e pushtetit janë më të thella se kaq. Pushteti është njëri ndër konceptet kryesore të shkencave sociale, ndërsa si praktikë herë e qendërzume herë e shpërndarë në kontrollimin, dominimin dhe projektimin e “tjetrit”. Pushteti si agjent i kontrollit është, ndër të tjera, po ashtu praktikë e konstruktimit gjinor të burrit dhe projektimin e tjetrit grua dhe nështrimin e saj. Episodi i tretë i emisionit Çelnaja i dedikohet raportit midis pushtetit, dhunës dhe patriarkatit. Në emision, së bashku me Visar Ymerin nga Insituti për Politika Sociale – Musine Kokalari, diskutojmë rreth pushtetit dhe formave të shtrirjes së tij. Me Visarin flasim për rolin e pushtetit në legjitimimin e dhunës, 'superioritetin' e burrave ndaj 'inferioritetit' të grave dhe dekonstruktimin teorik të këtij pushteti të fortë që lehtësisht prodhon “tjetrin” e dobët. Shqyrtuam edhe tema të tjera si nacionalizmi, patriotizmi dhe patriarkati; raporti midis neoliberalizmit, dhunës dhe patriarkatit; kritikës feministe dhe barazisë. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Visar Ymeri • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund. Linku në Sbunker.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24