Çelnaja - E8: Politika, trupi dhe gruaja me Sibel Halimin
Listen now
Description
Trupi, përtej imanencës biologjike, është objekt dhe instrument i pushtetit politik. Tejkalimi i tij si realitet përfundimtar dhe objekt mbi të cilin ndërtohet pushteti kërkon një qasje emancipuese dhe intelektuale të politikës. Kurse, pushteti në raport me seksualitetin, kërkon dekonstruktimin e binaritet trup-intelekt dhe grua-burrë. Në episodin e tetë të emisionit Çelnaja me Sibel Halimin, sociologe dhe politikane, diskutojmë rreth angazhimit të intelektualit/es në politikë, përkatësinë politike dhe publike të trupit dhe dekonstruktimin e dikotomisë burrë-grua, por edhe për nevojën e zhbërjes së roleve të paracaktuara gjinore në aktivizëm publik dhe politikë. Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin. •  Autor dhe moderator: Latif Mustafa•  Mysafire: Sibel Halimi•  Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund. Linku ne Sbunker.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24