Çelnaja - E20: Adoleshenca dhe shëndeti mendor me Natyra Agani-Destanin
Listen now
Description
Në episodin e njëzetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Natyra Agani Destanin, ligjeruese në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Prishtinës, diskutojmë për adoleshencën dhe shëndetin mendor. Fillimisht diskutojmë rreth metodës dhe problematikës apo dinamikës së definimit konceptual të nocioneve si shëndet mendor, adoleshencë dhe normalitet. Gjatë emisionit flasim për avantazhin e identifikimit të hershëm të problemeve mendore tek fëmijët dhe adoleshentët, shkaqet dhe trajtimin e tyre. Flasim edhe për identifikimin e depresionit tek fëmijët dhe adoleshentët në ambientet familjare, indeferencën e adoleshentëve dhe hezitimin për të shkuar te psikologu. Diskutojmë edhe formësimin e identitetit tek adoleshentët, si njëri ndër proceset shumë të rëndësishme në këtë etapë jetësore, dinamikat, fluiditetin dhe respektimin e lirisë së përzgjedhjes. Po ashtu, gjatë këtij emisioni, kemi diskutuar edhe për bullizmin, stereotipizimin dhe ndikimin e teknologjisë digjitale në shëndetin mendor të adoleshentëve. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafire: Natyra Agani Destani • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund. Linku në Sbunker.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24