Çelnaja - E9: Teknologjia dhe Shoqëria me Violeta Zefin
Listen now
Description
Teknologjia është e sotshmja dhe e ardhmja e njerëzve. Teknologjia digjitale është hapësira, realiteti virtual drejt të cilës njeriu përpiqet të arratiset. Instrumente arratisjeje deri më tani kanë qenë meditimi, muzika, substancat narkotike, kurse tash e tutje është edhe teknologjia digjitale. Asociacionet serioze të psikologëve botërorë ngrenë shqetësime të mëdha në përdorimin e pa masë të teknologjisë sidomos nga fëmijët dhe adoleshentët. Në episodin e nëntë të emisionit Çelnaja, së bashku me Violeta Zefin, ligjeruese universitare dhe hulumtuese e psikologjisë klinike, flasim për teknologjinë dhe njeriun. Me të, për më tepër, diskutojmë rreth moshës së duhur në përdorimin e telefonit dhe mënyrën e përdorimit të rrjeteve sociale. Flasim, po ashtu, edhe për ndikimin e rrjeteve sociale, platformave digjitale në shëndetin mendor; si dhe nevojën e shmangies dhe përdorimit sa më të arsyeshëm të teknologjisë digjitale. •  Autor dhe moderator: Latif Mustafa•  Mysafire: Violeta Zefi•  Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund. Linku në Sbunker.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24