Në episodin e nëntëmbëshjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Abit Hoxhën, ligjerues në Universitetin Agder në Norvegji, diskutojmë rreth medieve dhe rolin e tyre në formësimin politik dhe social të qytetarit. Për më tepër, diskutojmë për konceptin bazik të medias, modelin e medieve në Kosovë, gazetarin si model të intelektualit dhe modelin e medieve në Kosovë. Po ashtu, gjatë këtij emisioni flasim për raportin kompetitiv midis medies dhe politikës dhe rolin korrektues që media duhet të ketë për pushtetin. Në këtë emision gjithashtu e shtjellojmë edhe konceptin e edukimit medial dhe dekonstruktimin kritik të përmbajtjes mediale.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa• Mysafir: Abit Hoxha• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në
[email protected].
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
Linku në Sbunker.