Çelnaja - E14: Gjuha, mendimi dhe politika me Gazmend Bërlajollin
Listen now
Description
Përveçse mjet i rëndësishëm komunikimi, gjuha është një fenomen i gjallë, përmes të cilës jo vetëm që shprehen idetë, kuptimet dhe domethëniet por gjithashtu formësohen bindjet, kujtimet dhe historitë. Gjuha ka luajtur rol të rëndësishëm në formimin e identiteve fisnore, etnike, krahinore. Gjuha është shtrati kryesor ku shtrihet mendimi, kultura dhe politika. Në episodin e katërmbëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Gazmend Bërlajollin, diskutojmë për raportet midis gjuhës, mendimit dhe politikës. Për më tepër, flasim për variacionet e gjuhës shqipe, problemin e standardit të ’72 dhe nevojën e plotësimit të këtij standardit. Ndër të tjera e shtjellojmë edhe shpërfaqjen më të theksuar të dialektit gegë dhe motivet kulturore dhe politike të këtij fenomeni. Në fund fare flasim për rolin e gjuhëtarit dhe sfidat e gjuhës shqipe në epokën e teknologjisë digjitale dhe globalizmit. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa• Mysafir: Gazmend Bërlajolli• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund. Linku në Sbunker.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24