Çelnaja - E4: Identitetet shoqërore me Greta Avdylin
Listen now
Description
Episodi i katërt i Çelnajës i kushtohet identiteteve shoqërore. Së bashku me sociologen Greta Avdyli, diskutojmë rreth identitetit dhe formave të manifestimit të tij. Për më tepër flasim për identitetet qëndrore dhe periferike si dhe kontekstet historike dhe kulturore në formësimin e identiteteve të ndryshme shoqërore në epokën e globalizmit. Me Gretën, përpiqemi të dekonstruktojmë hegjemoninë dhe dominimin semantik të identitetit kombëtar karshi identiteteve të tjera shoqërore, sikurse identitetet gjinore, artistike, profesionale, apo sportive. Në fund fare flasim edhe për mundësinë e mbindërtimit të identitetit njerëzor si identitet përbrendësues. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafire: Greta Avdyli • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. Projekti mbështetet nga Rockefeller Brothers Fund. Linku në Sbunker.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24