Çelnaja - E6: Shëndeti Mendor me Shegë Bahtirin
Listen now
Description
Shëndeti mendor vazhdon të mbetet preokupim i njeriut të sotëm, institucioneve dhe instituteve hulumtuese. Psikologjia tradicionale e bazuar kryesisht në vëzhgimet klinike duke krijuar kategorizimet konceptuale dhe diagnostike sikur ankthi, depresioni, çrregullimi bipolar, çrregullimi posttraumatik, është përpjekur të gjejë mënyrat e trajtimit dhe kurimit. Studimet dhe zhvillimet e reja po i tejkalojnë kategorizimet e psikologjisë tradicionale në lidhje me shëndetin mendor. Episodi i gjashtë i dedikohet trendeve të reja transdiagnostike. Me hulumtuesen Shegë Bahtiri trajtojmë kapërcimin e kategorive tradicionale, konceptin e spektrit dhe psikologjinë transdiagnostike. Për më tepër flasim edhe për fenotipimin digjital, biomarkerët dhe digjitalizmin e subjektives. Për detaje dhe shqyrtime të tjera vazhdoni të ndiqni emisionin. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Shegë Bahtiri • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund. Linku në Sbunker.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24