Qytetarët e Europës Juglindore, përpos që problemet politike i kanë të ngjashme, ata kanë të përbashkëta sfida të tjera, si e kaluara konfliktuoze, sfidat e tranzicionit shoqëror dhe vizioni i qartë për të ardhmen. Në këtë kontekst, përtej disa hapërimeve të vogla, edhe Mali i Zi vazhdon të jetë i trazuar në kontekst të përplasjeve etnike dhe gërshetimeve të interesave globale.
Në episodin e trembëdhjetë të emisionit Çelnaja, së bashku me Sabina Osmanoviqin, profesore e gjuhës Gjermane në Mal të Zi, do të diskutojmë pozitën e grave në shoqërinë malazeze, sfidat e grave shqiptare atje dhe pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Për më tepër, diskutojmë po ashtu për rëndësinë e letërsisë gjermane dhe mospërfshirjen e saj në kurrikulat shkollore. Në këtë episod shqyrtojmë edhe për shëmbëlltyrën e akademikut si model dhe modelet e tjera që i ofrohen shoqërive tona.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa• Mysafire: Sabina Osmanoviq• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në
[email protected].
Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers.
Linku në Sbunker.