Lexime - E22: Jürgen Habermas, “Transformimi i ri i sferës publike” me Gent Carrabregun
Description
Si ndikon media digjitale, në veçanti media sociale, si hapësirë e informacionit, debatit dhe mobilizimit politik, në sferën publike dhe në diskutimin politik dhe cilat janë implikimet e saj për demokracinë? – janë dy pyetjet bosht të librit “Transformimi i ri i sferës publike dhe demokracia deliberative” i filozofit dhe sociologut Jürgen Habermas, i përkthyer nga Blerta Ismaili dhe i botuar në Prishtinë në vitin 2023. Për të diskutuar mbi këtë libër, na bashkohet Gent Carrabregu, pedagog në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK).
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24