Çelnaja - E30: Bisedë me Nebi Bardhoshin
Listen now
Description
Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit të lirisë, barazisë dhe pronës. Gjatë këtij emisioni diskutojmë për gurët megjeve apo shenjtërinë e kufijëve të pronës. Kufiri pronësor apo gurët e megjës janë kutpimi i lirisë negative, vija ku njeriu e ruan lirinë e tij, vija ndarëse ku ne e njohim njëri tjetrin e që shpesh bëhet pengesë edhe pushtuese. Po ashtu diskutojmë edhe për kufijtë midis publikes dhe privates, dhe ndërhyrjen e shtetit në emër të politikave urbanizuese ndërhyn në kufijtë privat të individëve për të cënuar në të drejtën e pronësisë. Flasim edhe për kanunin, aspkektet e tij si ligj i gjallë; pamundësinë e tij që të shndërrohet si faze kalimtare drejt të drejtës positive nga elita komuniste; mësimet që mund t’i marrim edhe sot njashtu edhe për kritikat ndaj tij. Flasim për modernitetin dhe fytyrën e dhunshme të tij ndaj shqiptarëve e cila erdhi përmes kolonizimit por edhe praktikat kur shteti e pushton shoqërinë e tij, bëhet totalitar dhe e mbytë shoqërinë. Nuk e kemi lënë pa prekur femicidin si fenomen dhe origjinën e dhunës në shoqëritë tona. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Nebi Bardhoshi • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24