Çelnaja - E26: Kiritikë Modernitetit me Alban Bokshin
Listen now
Description
Në episodin e njëzetegjashtë të emisionit Çelnaja, së bashku me Alban Bokshin, studiues i filozofisë, i bëjmë kritikën modernitetit duke shtjelluar filozofinë e subjektit në raport me teknologjinë dhe shkencën. Biseda jonë fokusohet në zhvillimin e idesë së subjektit, lindjen dhe shtrirjen e modernitetit në përgjithësi. Në vazhdën e këtij diskuimi Alban Bokshi, e bën përvijimin trajektoral të subjektit në raport me dijet, shkencën dhe teknologjinë duke filluar nga Rene Decartes deri tek Michel Foucault. Flasim për teknologjinë dhe shkencën, tëhujasimin e objektit dhe natyrës, kolonizimin, eksploatimin dhe arsyen si niveli më i lartë etik dhe epistemik. Po ashtu, e shtjellojmë kuptimin e vdekjes së zotit tek Nietszche, rolin e teknologjisë në harrimin e qenies tek Heideggeri dhe teknologjitë disiplinarizuese dhe biopushtetin e Foucault. Në pjesën e fundit të këtij bashkëbisedimi kemi folur për patjetërsueshmërinë e debatit mbi themelet dogmatike të emancipimit dhe nivelin e shkollave në Kosovë dhe debatin e përgjithshëm shoqëror në nevojën e de/konstruktimit të subjektit në raport me zhvillimet globale teorike, shkencore dhe teknologjike. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Alban Bokshi • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24