Në episodin e njëzetetretë të emisionit Çelnaja me Flutura Kusarin, këshilltare ligjore pranë European Center for Press and Media Freedon – ECPMF, diskutojmë për raportet e medias dhe pushtetit, gjegjësisht, flasim për tendencat e shtrirjes së kontrollit të pushteteve ndaj medieve. Gjatë këtij episodi flasim konceptualisht në lidhje me lirinë e shprehjes, kufijtë e shtrirjes së interesit publik në raport me interesin shtetëror dhe rolin e medieve në shtetet demokratike. Më tutje, shtjellojmë nivelin e medieve në Kosovë, trajektoren zhvillimore dhe raportet e tyre me qeveritë respektive. Në kuadër të këtij diskutimi flasim për rolin e gazetarit, gjendjen e gazetarëve dhe tendencat për mbylljen e televizionit Klan Kosova. Në fund fare, nuk e lam pa e përmendur edhe rolin e edukimit mediatik si mundësi e leximit korrekt të medieve dhe nevojën e përfshirjes së saj në kurrikulat shkollore dhe universitare.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Flutura Kusari
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në
[email protected].
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.