Çelnaja - E25: Rëndësia e muzeut në shoqëri me Nora Prekazin
Listen now
Description
Në episodin e njëzetepestë të emisionit Çelnaja, së bashku me Nora Prekazin, etnologe dhe drejtoreshë në muzeun e qytetit të Mitrovicës, flasim për rolin e muzeut në formësimin e bindjeve njerëzore. Përbri shkollave, bibliotekave, teatrove dhe kinemave, edhe muzetë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërive njerëzore. Me Norën diskutojmë rreth muzeologjisë në Kosovë, llojet e muzeve dhe periudhat historike të muzeve në raport me krijimin e memories kolektive dhe projektimin e të ardhmes. Për më tepër, flasin edhe për strategjitë e munguara qeveritare, vizionin e shtetit që duhet të manifestohet në muzetë e Kosovës dhe sfidat e muzeve qoftë në nivel lokal, qoftë në atë qëndror. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafire: Nora Prekazi • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24