Në episodin 28 flasim me Sidorela Vatnikajn, aktiviste për çështje gjinore, rreth problemit të femicidit në Shqipëri. Numri i madh i vrasjeve të grave në Shqipëri ka shkaktuar debate dhe shqetësime të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Me Sidorelën flasim për origjinën e dhunës mbi baza gjinore dhe shqyrtojmë rolin e shtetit në strehimin e viktimave të dhunës seksuale, dështimin e sistemit ligjor për mbrojtjen e viktimave, e mungesën e strehimoreve. Gjithashtu, diskutojmë për (mos)efikasitetin e qendrave korrektuese dhe mungesën e institucioneve rehabilituese për dhunuesit. Pyesim se si sistemi, në njëfarë mënyre, e mbështet dhunën me baza gjinore dhe femicidin.
Gjatë bisedës flasim edhe për gjuhën seksiste në mediet shqiptare dhe pandëshkueshmërinë e seksizmit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj grave. A ka mobilizim ne mesin e shoqërisë civile dhe cili është roli i institucioneve edukuese karshi femicidit? Sa punohet për luftimin e stigmës dhe në fuqizimin e grave, e grupeve të tjra të margjinalizuara me qëllim të realizimit të të drejtave të tyre sociale, ekonomike dhe politike.
• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafire: Sidorela Vatnikaj
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films
Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në
[email protected].
*Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.