Çelnaja - E:29 -E drejta mbi qytetin me Artan Kacanin
Listen now
Description
Në episodin 29 me Artan Kacanin, pedagog i urbanistikës në Universitetin Polis, flasim për përkatësinë dh të drejtën mbi qytetin, planifikimin urban të qytetit dhe shpërfaqjen pabarazisë sociale si pasojë e mosplanifikimit të duhur urban. Për më tepër, diskutojmë për identitetet e qyteteve tona, gjegjësisht të hapësirave urbane, në raport me qendrën dhe periferinë, gjentrifikimin dhe revitalizimin e zonave urbane. Gjatë bisedës sonë flasim për historinë e qytetit shqiptar, ndërhyrjen e regjimeve politike për të shënjuar semantikën e ideologjive të kohës dhe (pa)mundësinë e aktivizmit qytetar në debatin e përgjithshëm shoqëror në ndërtimin e qytetit dhe hapësirave urbane. • Autor dhe moderator: Latif Mustafa • Mysafir: Artan Kacani • Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Alb Films Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected]. *Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.
More Episodes
Kjo është pjesa e dytë e diskutimit të librit "Kurs i gjuhësisë së përgjithshme" të Ferdinand de Saussure-it, me përkthyesin e librit, profesorin Rexhep Ismajlin.
Published 11/04/24
Published 11/04/24
Në librin tij “Kurs i gjuhësisë së përgjithshme”, të botuar në shqip në Prishtinë në vitin 1977 dhe të përkthyer nga Rexhep Ismajli, gjuhëtari Ferdinand de Saussure paraqet dhe shtjellon teorinë e tij për gjuhën që shkëputet nga gjuhësia tradicionale dhe propozon koncepte e metodë që hapi shteg...
Published 10/22/24