Description
Ky episod përmban tregimin e parë të librit "Mësimet e natës" nga autori Betim Muço. Tregimi është pjesë e grupit të parë të tregimeve: "Eshtë ç'na është" - Përrallat e Sagitës.
Libri i shkruar me shumë dashuri nga babai, shkrimtari, përkthyesi e shkencëtari, Z. Betim Muço, është pjesë e krijimtarisë së tij të larmishme në poezi e prozë, që në rini e përgjatë një periudhe 40 vjeçare. “Mësimet e natës” përmbledhin tre grup përrallash, secili i përkushtohet njërit prej fëmijëve të autorit por njëkohësisht dhe një grupmoshe me tematikat e saja, ëndrrat e fantazinë përkatëse:
Eshtë se c’na është - Përrallat e Sagitës
Bota në sytë e Dolës - Përrallat e Fedorës
Penda e Pulëbardhës - Përrallat e Zinartit
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë te drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të tilla edhe për të vegjëlit tuaj.
Libri renditet në Botimet Poeteka.
---
Send in a voice message: https://anchor.fm/tregome-nje-perralle/message
A mund të mendohet një shoqëri midis një molle dhe një iriqi ? Dëshira e iriqit për të kafshuar mollën do ishte shumë e madhe… Dëshira e mollës për tu rrokullisur larg iriqit gjithashtu! Por ja që ndonjëherë rastësia bën që historia të ketë një fund të lumtur edhe kur nuk ka shumë shpresa në...
Published 05/08/24
Drita është ndoshta thjesht një qenushe me sytë si Dielli në këtë përrallë. Por për shumë nga ne mund të jetë kujtimi i një historie dashurie që kemi pasur me një qen, mace, peshk, zog, kalë, apo një tjetër kafshë shtëpiake. Këto dashuri janë nga më të bukurat e të çiltërtat, na lënë kujtime për...
Published 03/14/24