Episodes
A mund të mendohet një shoqëri midis një molle dhe një iriqi ? Dëshira e iriqit për të kafshuar mollën do ishte shumë e madhe… Dëshira e mollës për tu rrokullisur larg iriqit gjithashtu! Por ja që ndonjëherë rastësia bën që historia të ketë një fund të lumtur edhe kur nuk ka shumë shpresa në fillim !
Tashmë "Tregomë një përrallë" gjendet edhe në YouTube
https://www.youtube.com/channel/UCm9q9UHMkEPnEB9wLePfWPg
Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi...
Published 05/08/24
Drita është ndoshta thjesht një qenushe me sytë si Dielli në këtë përrallë. Por për shumë nga ne mund të jetë kujtimi i një historie dashurie që kemi pasur me një qen, mace, peshk, zog, kalë, apo një tjetër kafshë shtëpiake. Këto dashuri janë nga më të bukurat e të çiltërtat, na lënë kujtime për tërë jetën !
Falenderoj zonjën Xhilda Raço, të cilën e njoh që në vegjëlinë time, që e ndau me mua, podcast-in e sidomos me ju, këtë histori të përjetuar e të shkruar nga ajo vetë.
Të gjithë të...
Published 03/14/24
Kokoshi Franc, Miushi Gjon dhe Derrkuci Valdemar janë tre shokët e ngushtë që autori gjerman Helme Heine (lexo Hajne) ka imagjinuar në një fermë të zakonshme por me aventura plot. Nga mëngjesi e deri në darkë, madje edhe në ëndërr ata janë të pandashëm!
Një nga tregimet e mia të preferuara kur isha fëmijë, brenda dhe jashtë! :)
Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.
All rights reserved. Copyright...
Published 02/20/24
Mika është një qenushe lozonjare, me një hundë të mprehtë dhe një mendje të zgjuar... dëgjoni se si Mika kuptoi në pak kohë sa e rëndësishme ishte pema e saj e preferuar, sa mirë natyra e bën punën e saj dhe se cfarë ne mund të mësojmë nga zgjuarsia e natyrës!
Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.
All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.
#perrallaperfemije #tregimeperfemije...
Published 01/22/24
Ketri është një nga kafshët e mia të preferuara, aq elegant kur kërcen nga një degë te tjetra, aq i mencur kur mbledh arrat e lajthitë e i fsheh në vende që vetëm ai mund t’i rigjejë. Kam fatin t’i observoj nga dritarja e dhomës ku shkruaj përrallat për ju… Por Ketri Marlo, ose Ketrush Marlushi, ndryshe nga ketrat e tjerë, por njelloj si disa fëmijë që unë njoh, nuk donte t’i afrohej shtratit e të binte në gjumë !
Po ju e doni krevatin tuaj apo jo dhe aq ?
Të gjithë të drejtat e autorit...
Published 12/14/23
"Aventurat e mëdha me kafshë të vogla" kësaj rradhe ju kujton se dhe armiqtë e lindur mund të bëhen miq për jetë. Shpesh duhet të besojmë te magjia e tregimeve për të kuptuar më mirë sekretet e të përditshmes. Ashtu sic ndodhi me Hënën dhe Marsin, macen dhe gushëkuqin e kalasë.
Të gjithë të drejtat e autorit janë të rezervuara. Copyright i këtij tregimi të shkruar e të lexuar i përket Andia Puka Tordeux.
All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux.
#perrallaperfemije...
Published 11/23/23
Ky episod, ndryshe nga përrallat e tregimet që ju kam sjell deri tashmë, është një thirrje për t’ju kujtuar vogelushëve që më dëgjojnë por dhe atyre më pak të vegjël, rëndësinë e mendimeve të mira, pozitive, për të ndërtuar lumturinë brenda vetes. Të rritesh në botën tonë nuk është gjithmonë e thjeshtë, edhe pse kemi shumë fate e privilegje kur hedhim sytë nëpër cepa të ndryshëm të planetit. Por të rritemi të sigurt e të ndërgjegjshëm, bën që nesër të marrim vendime të drejta e të paqta…...
Published 11/15/23
"Aventurat e mëdha me kafshë të vogla" ndryshe nga ç'mund ta kishit imagjinuar, do të sjellin herë pas here dhe heronj të vegjël vajza apo djem, ashtu siç jeni edhe ju dëgjuesit e mi të dashur. Kësaj radhe është djaloshi i vogël me emrin Nils, i cili na kujton sa e rëndësishme është ta duash natyrën që të rrethon e të kujdesesh për të si për shtëpinë tënde. Me ndihmën e Qeses Magjike, Nilsi do të na mbushi sytë me dritë e zemrën me shpresë. Dëgjim të mbarë !
Të gjithë të drejtat janë të...
Published 09/21/23
Ky sezon i ri përrallash, i quajtur "Aventura të mëdha me kafshë të vogla", vjen me ngjarje të rëndësishme për kafshët e vogla që befas bëhen shumë të mëdha e kurajoze, me histori fëmijësh që mësojnë të jenë të fortë nëpërmjet shoqërisë së tyre me kafshët, me tregime argëtuese që do ju bëjnë të buzëqeshni, e me plot personazhe për ëndrrat tuaja të ardhshme.
Kërmilli i vogël është personazhi i parë që do t'ju afroj shumë pranë tokës e do t'ju bëjë t'i shihni ndryshe kermillat herës tjetër që...
Published 08/31/23
Ashtu si ardhja e largimi nga jeta, edhe plakja është pjesë e saj. Anija e vjetër e kishte të vështirë të pranonte se nuk do e përmbushte më detyrën e saj ndaj dhe mori një vendim të papritur. Dëgjoni tregimin për ta mësuar se cilin!
Ky rrëfim është pjesë e tregimeve të librit "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço: "Penda e pulëbardhës" - Përrallat e Zinartit. Këto rrëfime u drejtohen fëmijëve të rritur, për të cilët dëgjimi i një përralle të gjatë e me tekst e tematika më të zhvilluara nuk...
Published 05/23/23
Sa larg mund të na bëjë të fluturojmë, kurioziteti e fantazia jonë?! Ndonjëherë aq larg sa mund të kuptojmë madhështinë e Tokës e rëndësinë e mirëkuptimit, pikërisht ashtu si ndodhi me Zinartin në rrugëtimin e tij për të gjetur se cila pulëbardhë kishte humbur një pendë.
Ky është rrëfim i parë i pjesës së tretë të tregimeve të librit "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço: "Penda e pulëbardhës" - Përrallat e Zinartit. Këto rrëfime u drejtohen fëmijëve të rritur, për të cilët dëgjimi i një...
Published 05/15/23
Kur afron vera dhe nëpër fushat e mbjella ngrejnë kokën bimët e lulediellit, po të ndalojmë e të ndjekim me kujdes, do shohim se "bijat e diellit" e dëgjojnë mirë "babin" e tyre. Ndërsa ju dëgjoni përrallën për ta kuptuar më mirë, ashtu si donte të bënte dhe harabeli i vogël!
Ky rrëfim është pjesë e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights...
Published 03/22/23
A ju ka ndodhur dhe ju "të luftoni" me gjumin në darkë vonë apo me zgjimin në mëngjes herët? Me siguri që po. Dëgjoni në këtë tregim sesi Gjumi dhe Zgjimi "ziheshin" me njëri tjetrin, siç bëjnë shpesh vëllezërit e motrat që duhen shumë.
Ky rrëfim është pjesë e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më...
Published 03/20/23
Kush janë më të lumtur, fëmijët që shijojnë larmishmërinë e ngjyrave e formave të balonave, apo këto të fundit që prekin qiejt, flututojnë me zogjtë e mahniten me buzëqeshjet e fëmijëve? Një tregim që të do kthejë shumë prej të rriturve midis nesh në kujtime të ëmbla fëmijërie.
Ky rrëfim është pjesë e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights...
Published 02/25/23
Ashtu si në ëndrrën e një nate vere, edhe Dola kurioze dhe kurajoze do të përjetojë një nga aventurat më të bukura në botën e ëndrrave, në një natë vere, pranë detit...
Ky rrëfim është pjesë e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë të drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e...
Published 02/24/23
Çfarë na bën të lehtë e na përcjell në botën e ëndrrave, më butë se poezia e natyrës, dhe pikërisht ajo e elementeve të pyllit? Me secilin prej tyre dhe me pak imagjinatë, ja ku jemi larg realitetit të zhurmshëm dhe gati për të mbyllur sytë...
Ky rrëfim është pjesë e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të...
Published 02/17/23
"Ç'mësoi në një ditë arushi qimekuq" tregon mbi kuriozitetin e një vogëlushi mes pyllit dhe se sa e rëndësishme është të njohim larmishmërinë e gjallesave mbi Tokë, për t'i respektuar më mirë ato. Kjo përrallë është pjesë e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë të drejtat për të lexuar...
Published 02/12/23
Tregimi "Sa përralla ka bota ?" është hyrja e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë të drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të tilla edhe për të vegjëlit tuaj.
Libri renditet në Botimet Poeteka.
---
Send...
Published 02/06/23
Sepse nata misterioze, me errësirën dhe qetësinë e saj mund shpesh të ngjalli frikë te më të vegjëlit midis nesh, le të dëgjojmë përrallën e fundit të Gigës dhe si e kuptoj ajo që nata kishte rëndësinë e saj.
Tregimi "Flutura bardhoshe" është pjesë e grupit të parë të tregimeve: "Eshtë ç'na është" - Përrallat e Sagitës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka...
Published 02/01/23
Bukuria e natyrës, aq sa mund të na mahnisë, mund edhe të na friksojë sepse fsheh shpesh surpriza më pak të bukura... çfarë ndodhi me fluturën bardhoshe dhe merimangën e zezë?
Tregimi "Flutura bardhoshe" është pjesë e grupit të parë të tregimeve: "Eshtë ç'na është" - Përrallat e Sagitës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë te drejtat për të lexuar...
Published 01/27/23
A do t'ia dalë pata shtegtare që të përballojë gjithë rreziqet që i dalin përpara në udhëtimin drejt vendit të saj? Dëgjojeni këtu!
Tregimi "Pata shtegtare" është pjesë e grupit të parë të tregimeve: "Eshtë ç'na është" - Përrallat e Sagitës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë te drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për...
Published 01/27/23
Një përrallë mbi një miqësi të çiltërt, nga ato që na bëjnë të mirë e të fortë, nga ato që na mëson natyra.
Tregimi është pjesë e grupit të parë të tregimeve: "Eshtë ç'na është" - Përrallat e Sagitës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë te drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të...
Published 01/18/23
Për më të vegjëlit nuk është e lehtë kur hedhin një hap të ri, çdo e re vjen plot mister dhe pak frikë për të panjohurën... ashtu si dhe për shqiponjën e vogël që nuk guxonte të largohej nga foleja e saj.
Tregimi është pjesë e grupit të parë të tregimeve: "Eshtë ç'na është" - Përrallat e Sagitës.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë te drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për...
Published 01/18/23
Bora zbardhi tej përtej… ashtu si te tregimi i radhës me titullin "Fluturzat e borës" i marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço.
Tregimi është pjesë e grupit të parë të tregimeve: "Eshtë ç'na është" - Përrallat e Sagitës.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë te drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të tilla edhe për të...
Published 01/14/23