Mendime pozitive për mendje që rriten të lumtura
Listen now
Description
Ky episod, ndryshe nga përrallat e tregimet që ju kam sjell deri tashmë, është një thirrje për t’ju kujtuar vogelushëve që më dëgjojnë por dhe atyre më pak të vegjël, rëndësinë e mendimeve të mira, pozitive, për të ndërtuar lumturinë brenda vetes. Të rritesh në botën tonë nuk është gjithmonë e thjeshtë, edhe pse kemi shumë fate e privilegje kur hedhim sytë nëpër cepa të ndryshëm të planetit. Por të rritemi të sigurt e të ndërgjegjshëm, bën që nesër të marrim vendime të drejta e të paqta… Shpresoj që t’i hapni « veshët » këtij episodi edhe pse nuk ju merr në udhëtim me imagjinatën por ju kujton sa e rëndësishme është të kemi këmbët në tokë e zemrën e mendjen e pastër. Frymëzuar nga Edi, një SuperMami me këmbët në tokë, zemër e mendje plot ngjyra! Të gjithë të drejtat janë të rezervuara. Copyright i këtij podkasti përket Andia Puka Tordeux. All rights reserved. Copyright Andia Puka Tordeux. #mendimepozizive #mendimepozitivepertevegjelit #mendimepozitiveperfemije #positivethinking #positivethinkingforchildren #positivethoughtsforchildren ---------------------------------------------------------------- English Version This episode, unlike the tales and stories that I have brought you so far, is a call to remind the little ones who listen to me and the less little ones, the importance of good, positive thoughts, to build happiness within themselves. Growing up in our world is not always easy, even though we have many privileges when we look around the different corners of the planet. But to grow up safe and conscious, makes us take the right decisions tomorrow... I hope you open your "ears" to this episode even though it doesn't take you on a journey with your imagination, but it reminds you how important it is to have feet on the ground and a pure heart and mind. --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/tregome-nje-perralle/message
More Episodes
A mund të mendohet një shoqëri midis një molle dhe një iriqi ? Dëshira e iriqit për të kafshuar mollën do ishte shumë e madhe… Dëshira e mollës për tu rrokullisur larg iriqit gjithashtu! Por ja që ndonjëherë rastësia bën që historia të ketë një fund të lumtur edhe kur nuk ka shumë shpresa në...
Published 05/08/24
Published 05/08/24
Drita është ndoshta thjesht një qenushe me sytë si Dielli në këtë përrallë. Por për shumë nga ne mund të jetë kujtimi i një historie dashurie që kemi pasur me një qen, mace, peshk, zog, kalë, apo një tjetër kafshë shtëpiake. Këto dashuri janë nga më të bukurat e të çiltërtat, na lënë kujtime për...
Published 03/14/24