Dita e balonave - "Mësimet e natës" nga Betim Muço
Listen now
Description
Kush janë më të lumtur, fëmijët që shijojnë larmishmërinë e ngjyrave e formave të balonave, apo këto të fundit që prekin qiejt, flututojnë me zogjtë e mahniten me buzëqeshjet e fëmijëve? Një tregim që të do kthejë shumë prej të rriturve midis nesh në kujtime të ëmbla fëmijërie. Ky rrëfim është pjesë e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e  Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga  libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço. Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë të drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të tilla edhe për të vegjëlit  tuaj. Libri renditet në Botimet Poeteka. --- Send in a voice message: https://anchor.fm/tregome-nje-perralle/message
More Episodes
A mund të mendohet një shoqëri midis një molle dhe një iriqi ? Dëshira e iriqit për të kafshuar mollën do ishte shumë e madhe… Dëshira e mollës për tu rrokullisur larg iriqit gjithashtu! Por ja që ndonjëherë rastësia bën që historia të ketë një fund të lumtur edhe kur nuk ka shumë shpresa në...
Published 05/08/24
Published 05/08/24
Drita është ndoshta thjesht një qenushe me sytë si Dielli në këtë përrallë. Por për shumë nga ne mund të jetë kujtimi i një historie dashurie që kemi pasur me një qen, mace, peshk, zog, kalë, apo një tjetër kafshë shtëpiake. Këto dashuri janë nga më të bukurat e të çiltërtat, na lënë kujtime për...
Published 03/14/24