Description
Sa larg mund të na bëjë të fluturojmë, kurioziteti e fantazia jonë?! Ndonjëherë aq larg sa mund të kuptojmë madhështinë e Tokës e rëndësinë e mirëkuptimit, pikërisht ashtu si ndodhi me Zinartin në rrugëtimin e tij për të gjetur se cila pulëbardhë kishte humbur një pendë.
Ky është rrëfim i parë i pjesës së tretë të tregimeve të librit "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço: "Penda e pulëbardhës" - Përrallat e Zinartit. Këto rrëfime u drejtohen fëmijëve të rritur, për të cilët dëgjimi i një përralle të gjatë e me tekst e tematika më të zhvilluara nuk përbën vështirësi. Por më të vegjëlit
kuriozë do kënaqen gjithashtu.
Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë të drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të tilla edhe për të vegjëlit tuaj.
Libri renditet në Botimet Poeteka.
---
Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/tregome-nje-perralle/message
A mund të mendohet një shoqëri midis një molle dhe një iriqi ? Dëshira e iriqit për të kafshuar mollën do ishte shumë e madhe… Dëshira e mollës për tu rrokullisur larg iriqit gjithashtu! Por ja që ndonjëherë rastësia bën që historia të ketë një fund të lumtur edhe kur nuk ka shumë shpresa në...
Published 05/08/24
Drita është ndoshta thjesht një qenushe me sytë si Dielli në këtë përrallë. Por për shumë nga ne mund të jetë kujtimi i një historie dashurie që kemi pasur me një qen, mace, peshk, zog, kalë, apo një tjetër kafshë shtëpiake. Këto dashuri janë nga më të bukurat e të çiltërtat, na lënë kujtime për...
Published 03/14/24