Dy vëllezërit - "Mësimet e natës" nga Betim Muço
Listen now
Description
A ju ka ndodhur dhe ju "të luftoni" me gjumin në darkë vonë apo me zgjimin në mëngjes herët? Me siguri që po. Dëgjoni në këtë tregim sesi Gjumi dhe Zgjimi "ziheshin" me njëri tjetrin, siç bëjnë shpesh vëllezërit e motrat që duhen shumë. Ky rrëfim është pjesë e grupit të dytë të tregimeve: "Bota në sytë e  Dolës" - Përrallat e Fedorës, marr nga libri "Mësimet e natës" i autorit Betim Muço. Një falenderim i veçantë për Znj. Marta Muço (All Rights Reserved), e cila me dashamirësi të plotë më ka dhënë të drejtat për të lexuar tregimet e librit "Mësimet e natës", aq të dashura për fëmijët e mi, dhe që shpresoj do të bëhen të tilla edhe për të vegjëlit  tuaj. Libri renditet në Botimet Poeteka. --- Send in a voice message: https://podcasters.spotify.com/pod/show/tregome-nje-perralle/message
More Episodes
A mund të mendohet një shoqëri midis një molle dhe një iriqi ? Dëshira e iriqit për të kafshuar mollën do ishte shumë e madhe… Dëshira e mollës për tu rrokullisur larg iriqit gjithashtu! Por ja që ndonjëherë rastësia bën që historia të ketë një fund të lumtur edhe kur nuk ka shumë shpresa në...
Published 05/08/24
Published 05/08/24
Drita është ndoshta thjesht një qenushe me sytë si Dielli në këtë përrallë. Por për shumë nga ne mund të jetë kujtimi i një historie dashurie që kemi pasur me një qen, mace, peshk, zog, kalë, apo një tjetër kafshë shtëpiake. Këto dashuri janë nga më të bukurat e të çiltërtat, na lënë kujtime për...
Published 03/14/24