Mission Berlin 26 – Eksperimente me kohën
Listen now
Description
E kthyer në të tashmen, Ana do të bllokojë me Paulin makinën që udhëton në kohë. Por i mungon kodi. Ana ndjek muzikën, dhe Gruaja me të Kuqe shfaqet. A do ta shkatërrojë ajo planin e Anës, pak para arritjes së synimit? Ana është kthyer sërish në kohën e tashme dhe i tregon Paulit çelësin e ndryshkur, me të cilin duhet bllokuar makina që udhëton në kohë. Por për këtë i duhet një kod, të cilin nuk e ka. Ana provon të përkthejë në nota muzikore emrin e kompozitorit Dachfeg. Në momentin e fundit shfaqet Gruaja me të Kuqe dhe kërkon t'i dorëzojë çelësin. Ana e fut çelësin në makinën e kohës dhe jep kodin. A do të arrijë ta pengojë shkatërrimin e makinës së kohës Gruaja me të Kuqe, apo do të ktheheht edhe ajo njësoj si makina në pjesë të historisë?
More Episodes
E kthyer në të tashmen, Ana do të bllokojë me Paulin makinën që udhëton në kohë. Por i mungon kodi. Ana ndjek muzikën, dhe Gruaja me të Kuqe shfaqet. A do ta shkatërrojë ajo planin e Anës, pak para arritjes së synimit? Ana është kthyer sërish në kohën e tashme dhe i tregon Paulit çelësin e...
Published 11/06/09
Koha dalëngadalë po mbaron dhe Anës i duhet të ndahet nga Pauli, për t'u kthyer në 9 nëntorin e kohës së tashme. Për ta kryer misionin asaj i mbeten vetëm pesë minuta. A do të mjaftojë kjo? Lojtari e këshillon Anën të shfrytëzojë rrëmujën për t'u larguar pa u vënë re. Por Ana nuk dëshiron të...
Published 11/06/09