Përfaqësuesi i Blink Team: “Vetëm duke luajtur ‘Counter-Strike’ bëjmë një jetë më të mirë se mesatarja në Shqipëri”
Listen now
Description
Holger Cara nga Blink Team, skuadra e vetmja përfaqësuese e Shqipërisë në lojërat online që organizohen, siç është ‘Counter-Strike’,  i ftuar në “Ta Thotë Jonka” ka treguar për eksperiencën e tij si profesionist në këtë fushë. Cara u shpreh se në Shqipëri nuk ka federata të mirëfillta për t’i trajtuar ata si të tillë dhe madje ai zbuloi dhe një incident që ka ndodhur gjatë një kampionati lojërash, ku i ikën dritat. Megjithatë, dukeqënëse skuadra e tyre renditet në “Top 60” e skuadrave më të mira, Holgeri u shpreh se gjenerojnë mjaft të ardhura për të jetuar më mirë se mesatarja e jetesës në Shqipëri, vetëm duke zhvilluar lojëra ‘online’.
More Episodes
Sipërmarrësi i sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, Eduart Istrefi i ftuar në “Ta Thotë Jonka” ka treguar për zhvillimin e madh që sektori i bujqësisë dhe blegtorisë po has në vendin tonë. Jo vetëm që po zgjerohet si industri, por fermerët sipërmarrës tanimë kanë dhe sisteme të avancuara...
Published 07/27/21
Emisioni “Ta Thotë Jonka” vjen edhe ditën e sotme me shumë gjëra interesante rreth teknologjisë. Një episod i veçantë ku më tepër u diskutua për kompaninë “Apple” dhe gjithçka rreth saj. Gjithashtu, Jonka tregoi dhe rreth risive që pritet të sjellë kjo kompani.
Published 07/20/21