Nuk desha të hyj te ai lokali
Listen now
Description
Njërin nga dy qëllimet në jetë i kishte arritur. Nuk kishte mundur të shkollohej, ëndërr nga e cila ende nuk ka arritur të heqë dorë, por ishte martuar në qytet, gjë që e kishte qëllim në vete. Po jetonte e lumtur deri kur ndodhi lufta. Në përpjekje për të siguruar ushqim, ajo kishte dalë në rrugët e njërit prej qyteteve të Kosovës, ku u rrëmbye nga paramilitarët serbë e pastaj u mbajt me orë të tëra në një kafene. Aktore: Rebeka Qena Kompozitor: Memli Kelmendi Dramaturg: Visar Krusha Producent dhe regjisor: Kushtrim Koliqi "Unë Dua të Dëgjohem" është cikël i dhjetë audio dramave me rrëfime të grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë.
More Episodes
Rreth 17 gra ishin mbledhur nga një grup paramilitarësh serbë në një qytet të Kosovës. Sipas dëshmitares, ata i kishin mbledhur gratë më të bukura të secilës lagje. I kishin dërguar në një shkollë të një fshati afër qytetit. Aty, sipas dëshmitares, dhjetëra gra janë mbajtur me ditë të tëra. Kanë...
Published 09/11/20
Asaj i ishte ndërprerë ëndrra e shkollimit. Me t’u martuar do ta kuptonte se njeriu me të cilin kishte lidhur kurorë ishte alkoolist. Pas disa vitesh martesë ai do të ikte në Gjermani për ta lënë atë t’i rriste pesë fëmijët e vetme dhe në varfëri të skajshme. Ajo ka ecur nga fshati në fshat. Nga...
Published 08/14/20
Ajo kishte jetë të lumtur. Ishte martuar me dashuri, kishin dhe një vajzë. Gjithçka ishte perfekte deri në ditën kur hynë ata. Atë ditë do t’ia vrisnin burrin dhe vajzën e vogël. Do të përjetonte dhunë seksuale, por jo vetëm aq… Aktore: Rebeka Qena Kompozitor: Memli Kelmendi Dramaturg: Visar...
Published 08/04/20