OCD Shqip - Brikena Krasniqi Hoti, Si zhvillohet trajtimi i OCD gjatë seancave, dhe çfare duhet të dini për marrëdhënien terapeutike (Ep.5)
Listen now
Description
Në episodin e pestë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Brikena Krasniqi Hoti.  Brikena është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë (E licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës). Ajo ka ndjekur studimet bazike në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike dhe Shëndeti, në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar shkollimin specialistik për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Baselit nga Zvicra, mbikqyrur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot do të flasim se si zhvillohet trajtimi i OCD gjatë seancave, duke sjellë shembuj nga përvoja e Brikenës në praktikën e saj profesionale, dhe gjithashtu se si ndërtohet marrëdhënia terapeutike, në mënyrë që trajtimi të jetë sa më efikas. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip
More Episodes
Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar sërish Brikena Krasniqi Hoti. Gjatë bisedës do të flasim për mënyrat si shfaqet OCD tek adoleshentët, si i shprehin ata simptomat, dhe si mund të bëhen ndihmues apo pengues prindërit gjatë  terapisë. Ju ftoj ta dëgjoni, dhe shpresoj...
Published 11/13/22
Published 11/13/22
Në këtë episod, kam të ftuar Teda Kokoneshin dhe do të flasim si ndërlidhet OCD, feja dhe morali. Do të flasim më gjerësisht për mënyrat si shfaqet, mendimet dhe imazhet shqetësuese që mund të jenë kundër besimit tuaj, kur rrëfimi dhe lutjet e tepërta mund të jenë kompulsione, kontaminimi moral,...
Published 07/03/22