Episodes
Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar sërish Brikena Krasniqi Hoti. Gjatë bisedës do të flasim për mënyrat si shfaqet OCD tek adoleshentët, si i shprehin ata simptomat, dhe si mund të bëhen ndihmues apo pengues prindërit gjatë  terapisë. Ju ftoj ta dëgjoni, dhe shpresoj të jetë ndihmuese për këdo.
Published 11/13/22
Published 11/13/22
Në këtë episod, kam të ftuar Teda Kokoneshin dhe do të flasim si ndërlidhet OCD, feja dhe morali. Do të flasim më gjerësisht për mënyrat si shfaqet, mendimet dhe imazhet shqetësuese që mund të jenë kundër besimit tuaj, kur rrëfimi dhe lutjet e tepërta mund të jenë kompulsione, kontaminimi moral, etj. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip
Published 07/03/22
Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Dr. Elona Dashi. Dr.  Elona është mjeke psikiatre për fëmijë dhe adoleshentë, dhe sot do të  flasim rreth protokollit mjekësor përpara diagnoztikimit, dhe  bashkëpunimi me psikologët. Gjithashtu  do flasim për mënyrat si shfaqet OCD tek femijët, si i shprehin ata  simptomat, dhe si mund të bëhen ndihmues apo pengues prindërit gjatë  terapisë. Ju  ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre,  apo ndonjë...
Published 05/29/22
Në këtë episod, kam të ftuar sërish Teda Kokoneshin dhe do të flasim për OCD mbi marrëdhëniet romantike, por mbi lidhjet e tjera ku shfaqet si në shoqëri, punë apo terapi. Gjithashtu do të flasim rreth ndikimit të këtij lloji OCD në lidhje, dhe si munden partnerët të mbështesin dikë me OCD. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip
Published 12/05/21
Në këtë episod, doja të ndaja me ju me ndryshimet që po bëj momentalisht në jetën time, dhe si kanë ndikuar për mirë apo për keq në gjendjen time emocionale. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë ndjekësit e faqes, të cilët kanë marrë guximin për tu informuar më tepër rreth shëndetit të tyre mendor dhe për të afërmit e tyre, por sigurisht dhe të gjithë të ftuarit të cilët kanë ndarë me ne informacione dhe këshilla rreth OCD. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë...
Published 11/21/21
Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Elena Morinën. Elena është studente e psikologjisë, dhe gjithashtu është e angazhuar në projekte të ndryshme me Q.I.P.S. Sot do të flasim rreth disa problematikave të shëndetit mendor në përgjithësi të komunitetit, si aksesi në terapi, rritja e ndërgjegjësimit, si dhe rëndësinë e grupeve mbështetëse. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në...
Published 11/07/21
Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Kosovare Bunjakun. Ajo ka mbaruar studimet për psikologji, dhe gjithashtu ushtron profesionin e saj si psikologe në Prishtinë. Sot do të flasim rreth dallimit midis OCD dhe Perfeksionizmit, portretizimin e OCD nëpër filmat "TOC TOC" dhe "Overlove", ballafaqimin e mendimeve intrusive dhe disa këshilla si të jemi dëgjues më të mirë për të tjerët. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë...
Published 10/31/21
Në episodin e shtatë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar sërish Teda Kokoneshin. Sot do të flasim rreth OCD Somatike, mënyrat si shfaqet, nga ndryshon vetëdija me vëmendjen, dhe gjithashtu do të flasim për simptomat e Derealizmit dhe Depersonalizimit. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip
Published 10/24/21
Në episodin e gjashtë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Vigan Behlulin. Vigani është specialist i licensuar i psikologjisë klinike në Prishtinë, me përvojë disa-vjeçare në punë psikoterapeutike me popullatë klinike dhe sub-klinike, kryesisht të rinisë së hershme dhe moshave të mesme.  Angazhimi i tij profesional kryesisht është i përqendruar me persona që ballafaqohen me ankth dhe humor të ulur. Sot do të flasim rreth disa koncepteve të Acceptance & Commitment Therapy (ACT), si...
Published 10/17/21
Në episodin e pestë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Brikena Krasniqi Hoti.  Brikena është Specialiste e Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë (E licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Republika e Kosovës). Ajo ka ndjekur studimet bazike në Psikologji dhe studimet master në Psikologji Klinike dhe Shëndeti, në Universitetin e Prishtinës. Ka përfunduar shkollimin specialistik për Psikologji Klinike dhe Psikoterapi, të udhëhequr nga profesorë të Universitetit të Baselit nga Zvicra,...
Published 10/10/21
Sot do të flas rreth diçkaje që të gjithë personat me OCD e vuajnë shumë, që është "pasiguria". Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip
Published 10/02/21
Në episodin e tretë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Teda Kokoneshi. Ajo është terapiste e liçensuar në Florida dhe Texas (USA), dhe gjithashtu ofron shërbimet e saj nëpërmjet NOCD, e cila është një platformë online për trajtimin e OCD. Sot do flasim për mendimet obsesive dhe ritualet "e fshehura" mendore, si shfaqen këto rituale dhe trajtimi i tyre me ekspozimin dhe parandalimin e ritualit. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka...
Published 09/19/21
Në këtë episod të dytë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Erinda Bani. Ajo është psikologe klinike në qytetin e Lushnjes, dhe është e çertifikuar në terapinë konjitive-bihejvjorale (CBT). Do të flasim rreth OCD në përgjithësi, disa nga kriteret për tu diagnostikuar, trajtimin si dhe shumë të tjera. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip
Published 09/13/21
Ne kete episod te pare te OCD Shqip Podcast, do te flas rreth historise time me OCD, si jane shfaqur simptomat e para, llojet e mendimeve obsesive, dhe trajtimin e duhur me psikolog. OCD Shqip Podcast ka si qellim edukimin dhe informimin mbi Crregullimin Obsesiv Kompulsiv, nepermjet specialisteve te ftuar si dhe njerezve qe kane deshire te ndajne historine e tyre. Per me teper na ndiqni ne instagram ne @ocdshqip
Published 09/05/21