OCD Shqip (Ep.6) - Vigan Behluli, Pranimi i mendimeve obsesive dhe përkushtimi ndaj vlerave (ACT)
Listen now
Description
Në episodin e gjashtë të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar Vigan Behlulin. Vigani është specialist i licensuar i psikologjisë klinike në Prishtinë, me përvojë disa-vjeçare në punë psikoterapeutike me popullatë klinike dhe sub-klinike, kryesisht të rinisë së hershme dhe moshave të mesme.  Angazhimi i tij profesional kryesisht është i përqendruar me persona që ballafaqohen me ankth dhe humor të ulur. Sot do të flasim rreth disa koncepteve të Acceptance & Commitment Therapy (ACT), si pranimi i mendimeve, ndjenjave, përvojave, etj. Gjithashtu do të flasim rreth përkushtimit ndaj vlerave, dhe krijimin e zakoneve të shëndetshme në përputhje me vlerat tona. Ju ftoj ta ndiqni, dhe nëse dikush ka dëshirë të ndajë historinë e tyre, apo ndonjë terapist që ka informacione dhe përvojë në trajtimin e OCD, mund të kontaktojë në @ocdshqip
More Episodes
Në episodin e rradhës të OCD Shqip Podcast, kam të ftuar sërish Brikena Krasniqi Hoti. Gjatë bisedës do të flasim për mënyrat si shfaqet OCD tek adoleshentët, si i shprehin ata simptomat, dhe si mund të bëhen ndihmues apo pengues prindërit gjatë  terapisë. Ju ftoj ta dëgjoni, dhe shpresoj...
Published 11/13/22
Published 11/13/22
Në këtë episod, kam të ftuar Teda Kokoneshin dhe do të flasim si ndërlidhet OCD, feja dhe morali. Do të flasim më gjerësisht për mënyrat si shfaqet, mendimet dhe imazhet shqetësuese që mund të jenë kundër besimit tuaj, kur rrëfimi dhe lutjet e tepërta mund të jenë kompulsione, kontaminimi moral,...
Published 07/03/22