Episodes
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën, karrierën dhe suksesin e tij. Një futbollist që sigurisht ka spikatur me talentin e tij por si ka nisur karriera futbollistike e Jasir Asanit?
Published 12/28/23
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë artisti i njohur Alban Nimani i cili ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën dhe albumin e ri që grupi “Asgjë sikur dielli” do të sjellë dhe moderatorja Atalanta Kërcyku e cila përfundoi rrugëtimin e saj në çerekfinalen e spektaklit të kërcimit “Dancing With The Stars”.
Published 12/21/23
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë artistja e njohur Anxhela Peristeri dhe aktori Bes Kallaku. Ata kanë zbuluar më shumë detaje nga karriera e tyre artistike dhe jo vetëm….
Published 12/14/23
I ftuar në një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” ishte artisti i mirënjohur Shpat Deda, për të folur mbi koncertin e tij që do të mbahet në qytetin e Shkodrës duke na zbuluar disa detaje mjaft interesante nga ky organizim. Po ashtu të ftuar ishin çifti i njohur i spektaklit të kërcimit “DTWS”, Juliana Nura dhe Dion Gjinika. Ata përfunduan rrugëtimin e tyre javën e kaluar pas një përballje në ‘dance off’ me Irgenin dhe Joanën.
Published 12/07/23
Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë velinat e Fiks Fare, Marinela Bici dhe Kejsi Kokeri. Bukuroshet kanë zbuluar më shumë rreth eksperiencës së tyre në emisionin investigativ dhe kanë zbuluar më shumë detaje në lidhje me jetën e tyre personale dhe jo vetëm…
Published 11/30/23
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje për karrierën e saj ndër vite dhe për librin e ribotuar për të katërtën herë “Lindur së prapthi”. Po ashtu i ftuar ka qenë artisti i mirënjohur Pirro Çako, i cili foli më shumë rreth karrierës së tij muzikore ndër vite dhe rikthimin me projektin titulluar “Shpirt”.
Published 11/23/23
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë tre aktorët e mirënjohur Sokol Angjeli, Lulzim Zeqja dhe Roerd Toçe. Ata kanë treguar më shumë detaje në lidhje me shfaqjen e “Mbreti Lir”, një nga tragjeditë më të mëdha të Uilliam Shekspir, që do të rikthehet sërish për të dytin vit radhazi.
Published 11/16/23
Të ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” kanë qenë Lorenc Hasrama dhe Stiv Boka, të cilët shquhen për bashkëpunimet e tyre të suksesshme në industrinë muzikore. Në këtë intervistë ekskluzive, ata kanë folur rreth projekteve të tyre dhe çfarë surprizash të reja kanë përgatitur për dëgjuesit. Së fundmi, ka qarkulluar një video ku shfaqen dy artistët së bashku me aktorin e njohur Elvis Pupa. Në lidhje me këtë, Lorenci u shpreh nëse ishte një zbulim se midis tyre do të kishte së...
Published 11/09/23
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur Arbër Salihu, i njohur ndryshe edhe si La Fazani. Artisti ka treguar më shumë rreth karrierës së tij muzikore, suksesit dhe fitores së çmimit të parë në Festivalin e Këngës në Kosovë para disa ditësh dhe jo vetëm…
Published 11/02/23
Të ftuar në “Pardon My French” kanë qenë Koloreto Cukali, Ornela Islami, Rezart Gurashi dhe Ols Abazi, të cilët kanë dhënë më shumë detaje për dokumentarin e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”. Ai titullohet “Në Kuadër të Xhirimeve” dhe do të transmetohet në ekranin e Top Channel, ditën e diel, në orën 20:05.
Published 10/26/23
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Ronaldo Sharka dhe partnerja e tij e kërcimit në spektaklin “Dancing With The Stars”, Frenki Ziaj. Të dy ata kanë zbuluar më shumë detaje rreth show të kërcimit dhe jo vetëm pasi së fundmi kanë ndodhur debate televizive edhe virtuale ku janë përfshirë Ronaldo Sharka, Paloma dhe Erjola Doçi.
Published 10/19/23
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë moderatorja e njohur Fjodora Fjora, e cila ka treguar më shumë detaje në lidhje me kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm dhe jo vetëm…
Published 10/12/23
Të ftuara në emisionin “Pardon My French” kanë qenë Argjira Spanca dhe Dea Mishel Hoxha. Të dyja vajzat bukuroshe kanë dhënë më shumë detaje jo vetëm nga karriera dhe jeta e tyre personale por edhe për projektin e ri mjaft të veçantë që i ka bërë bashkë, emisioni “Influencer” në E diell.
Published 10/05/23
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktorja e njohur, Olta Gixhari. Ajo ka zbuluar më shumë detaje nga karriera e saj edhe për projektet që ajo do të jetë e angazhuar si filmi “Në Kuadër të Dashurisë” dhe spektakli “Dancing With The Stars” dhe jo vetëm…
Published 09/28/23
E ftuar në emsionin “Pardon My French” ka qenë Adrola Dushi. Modelja bukuroshe ka zbuluar në Top Albania Radio detaje jo vetëm nga jeta e saj profesionale por edhe ajo personale të cilat duket që po shkojnë shumë mirë.
Published 09/21/23
I ftuar këtë episod të fundit të ‘Pardon My French’ që ju ka shoqëruar gjatë gjithë sezonit, çdo të mërkurë për dy orë (18:00-20:00) në drejtimin e Jonida Aliçkollit dhe Elona Duros ka qenë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Padyshim një i ftuar shumë special, i cili gjeti kohën për një intervistë ekskluzive në Top Albania Radio mes shumë punëve në shërbim të kryeqytetit.
Published 07/27/23
I ftuar në ‘Pardon My French’ ishte Landi i West Side Family. Ai u shpreh për muzikën, planet, projektet e fundit por edhe ato që ka në plan të publikojë. Në një intervistë shumë speciale, Landi u shpreh për dashurinë për Dr. Florin, dhe se si grupi vazhdon rrugëtimin e shkëlqyer, edhe pse të vështirë pa të. Teksa Miri, nuk ia doli të jetë në studio, ai ishte gjithashtu pjesë e intervistës përmes një telefonate.
Published 07/20/23
E ftuar në emisionin “Pardon My French” nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë Anxhela Peristeri. Këngëtarja ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, këngët dhe projektet e reja që pritet të vijnë së shpejti. Gjatë këtyre gjashtë muajve artistja ka qenë mjaft aktive me këngë, videoklipe, bashkëpunime apo evente të ndryshme. Si vendose që t’i riktheje sërish në një formë akoma dhe më të bukur dhe të veçantë këngët e vjetra?
Published 07/13/23
Të ftuar në “Pardon My French” kanë qenë Kejsi Tola dhe Mevlan Shaba. Ata na kanë folur për karrierën e tyre në muzikë, por jo vetëm.
Published 07/06/23
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtarja Melisa Lleshi. Ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, projektet e reja muzikore, dashurinë dhe gjithashtu për një surprizë të madhe që ekskluzivisht në Top Albania Radio zbuloi edhe disa detaje të vogla.
Published 06/29/23
E ftuar këtë episod të ‘Pardon My French’ ishte artistja e njohur Valbona Mema, e cila së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes nga eksperienca e saj në ‘BBV’ dhe në këtë intervistë na ka zbuluar më shumë lidhur me projektet e saj të ardhshme muzikore.
Published 06/22/23
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë “2Farm”. Një prej bandave muzikore më të dëgjuara e me shumë emër para 20 vitesh ka bërë një rikthim shumë të bukur. Brezat e rinj nuk kanë shumë informacion për grupin më të dashur “2Farm”, nga ku filloi karriera e artistit Kastro Zizo, Renan Berati (Mr Shvejk) dhe Red Mazi.
Published 06/15/23
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë fituesja e edicionit të parë të “Dancing With The Stars“, Sara Hoxha. Bukuroshja ka treguar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth eksperiencës së saj në spektaklin e kërcimit, takimit të parë me Ledrin dhe detaje që ne nuk i dinim për fillimet e tyre se si janë njohur dhe jo vetëm…
Published 06/08/23
E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ka qenë artistja e njohur, Era Rusi. Këngëtarja ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj muzikore dhe gjithashtu ka zbuluar gjithçka rreth këngës së saj më të re e cila titullohet “Kur të merr malli”.
Published 06/01/23
I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë këngëtari i njohur Altin Shira. Artisti ka zbuluar në një intervistë ekskluzive gjithçka rreth muzikës së tij dhe këngëve që të gjithë i duan dhe i dinë përmendësh. A ka ndikuar “Big Brother” tek karriera e tij në këtë moment duke qenë se ai artisti performoi brenda shtëpisë?
Published 05/25/23