Episodes
I ftuar në “Pardon My French” ka qenë gazetari i sportit në Top Channel, Endi Tufa. Pak pas përfundimit të ndeshjes Shqipëri-Kroaci, ai dha një koment të përgjithshëm rreth rezultatit të barazimit dhe gjendjes së kombëtares shqiptare të futbollit. Një ndër temat që u diskutua më së shumti ishte fakti se disa futbollistë shqiptarë kanë marrë disa gjykime në rrjet rreth paraqitjes së tyre në Euro 2o24.
Published 06/20/24
E ftuar në “Pardin My French” ishte modelja Françeska Rustem e cila është shpallur ‘Miss Universe Albania 2024’. Bukuroshja nga Durrësi ka rrëmbyer kurorën e më të bukurës në Shqipëri dhe në këtë intervistë na dha disa detaje ekskluzive të këtij rrugëtimi mjaft të rëndësishëm në karrierën e saj.
Published 06/13/24
Published 06/13/24
I ftuar në ” ishte këngëtari i mirënjohur  i rrymës hip hop Arkimed Lushaj, i njohur në skenë si Stresi. Në këtë intervistë ekskluzive, ai foli më shumë rreth albumit të tij të fundit, i cili titullohet “Archimed”. Ai ka vendosur ta titullojë me emrin e tij të përkthyer në gjuhën franceze. Kjo sepse artisti ka jetuar një pjesë të jetës së tij në Belgjikë dhe këtë album ja dedikon pikërisht asaj periudhe.
Published 06/06/24
E ftuar në emisionin e kësaj të mërkure ka qenë Ori Nebijaj. Edhe pse u shkëput nga ekrani për t’i kushtuar vëmendje postit të saj si deputete e Partisë Demokratike, ajo u rikthye për të qenë opinioniste e edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”. Në këtë intervistë ekskluzive, ajo na zbulon më shumë detaje rreth spektaklit pas mbylljes me sukses të këtij sezoni.
Published 05/30/24
I ftuar në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin ka qenë artisti i njohur, David Dreshaj. Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me fillimet e karrierës së tij, projektet e reja dhe jo vetëm…
Published 05/23/24
Të ftuar në “Pardon My French” ishin Julka Gramo dhe Alban Musa, dy prezantuesit e emisionit të përditshëm në Top Channel “Në shtëpinë tonë”. Ata zbuluan disa prapaskena dhe ‘sekrete’ nga xhirimet e emisionit, por nuk munguan as komentet për situatat dhe banorët e “BBV3”.
Published 05/16/24
E ftuar në emsionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani ka qenë artistja e mirënjohur Ronela Hajati. Ajo foli më shumë rreth projekteve të saj të fundit, këngët që priten të dalin të reja dhe disa momente epike nga karriera e saj disa vjeçare.
Published 05/09/24
E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike në emisionin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Arbër Çepanin ka qenë gazetarja Ilnisa Agolli. Ajo është gjithashtu ish-banore e këtij edicioni të tretë të “Big Brother VIP Albania”, e cila u eleminua gjatë një nominimi shumë të fortë afër finales së madhe.
Published 05/02/24
Të ftuara në “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani kanë qenë Megi Pojani dhe Marsela Pojani, të cilat së bashku me motrën e tyre Ina Pojani, vijnë për herë të parë së bashku në një podcast unik në Top Albania Radio titulluar “MeKast“.
Published 04/25/24
E ftuar në “Pardon My French” ishte ish-banorja e “BBV3”, aktorja e njohur Julia Ilirjani. Ajo u shpreh lidhur me projektet që ka në plan, “Big Brother Vip 3”, të bijën e shumë të tjera.
Published 04/18/24
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artistja e njohur, Lorè, emri i vërtetë i të cilës është Lorela Karoshi. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën, emocionet që përcjellin projektet dhe albumin e saj më të ri që do të vijë së shpejti.
Published 04/11/24
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli, të cilës këtë sezon të ri i është bashkuar në moderim Arbër Çepani, ku e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!
Published 04/04/24
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë akorja e njohur, Eva Çela. Ajo ka treguar më shumë detaje ekskluzive në lidhje me rolin e saj në serialin “Supersex” në platformën Netflix, një prodhim i cili po korr një sukses të jashtëzakonshëm dhe po bën xhiron e botës.
Published 03/28/24
E ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë psikologia Aleksandra Puci. Ajo ka analizuar me detaje çështjet delikate si ngacmimet seksuale në punë duke marrë shkas edhe nga spektakli i kësaj të marte në Big Brother VIP, i cili nisi me mesazhe shumë të forta, teksa vajzat e shtëpisë kanë ndarë hisotri që prekin shumë gra.
Published 03/21/24
“Pardon my French” vjen këtë episod me Jonida Aliçkolli dhe Arbër Çepani, ku e ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike ka qenë moderatorja Einxhel Shkira. Përveç kontributit të saj të suksesshëm në fushën e gazetarisë, Einxhel ishte finaliste e edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”.
Published 03/14/24
“Pardon my French” me Jonida Alickolli vjen këtë mbrëmje me një super atmosferë me të ftuarit specialë, Rudina Dembacaj, Driada Dervishi dhe DJ Benito, të cilët folën më shumë rreth jetës së tyre personale, karrierës dhe projekteve të reja që priten të vijnë së shpejti.
Published 03/07/24
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli dhe Elona Duro të cilat e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht!
Published 02/29/24
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. “Pardon my French” nga Jonida Alickolli dhe Elona Duro të cilat e vetmja gjë që nuk dinë të bëjnë është të flasin frengjisht! Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit. “Pardon My French” çdo të mërkurë në orën 18:00, me të ftuar special dhe intervista ekskluzive.Çdo të...
Published 02/22/24
Një emision ku si asnjëherë më parë mendimet dhe fjalët vijnë si në jetë, të pacensuruara…Mirë, ndoshta pak të censuruara. Nuk do të mungojnë të ftuarit në studio, diskutimet mbi tema të ndryshme në mënyrën më të ‘zhveshur’, si dhe muzikën më bukur të momentit.
Published 02/16/24
Të ftuar në “Pardon My French”, producenti Petri Bozo dhe Miss Earth Drita Ziri zbulojnë më shumë për kompeticionet e Miss në Shqipëri, e jo vetëm. Për herë të parë, Shqipëria sjell një kurorë kaq të rëndësishme, teksa Drita përshkruan këtë eksperiencë të jashtëzakonshme për të. Ajo u shpreh për mbështetjen dhe përkrahjen që ka patur gjatë kësaj periudhe.
Published 02/08/24
Psikologia Lenida Halilaj ishte e ftuar në emisionin ‘Pardon My French’ ku foli për lidhjen e Ilnisës me Meritonin në Big Brother Vip dhe gjithashtu nuk la pa komentuar edhe puthjen e tyre. I ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë artisti Mal Retkoceri. Në Dhjetor 2023, ai mori pjesë në Festival me këngën “Çmendur”. Kjo ishte pjesëmarrja e parë e tij në këtë festival dhe njëherësh “Çmendur” është edhe debutimi i tij i parë në muzikë. 
Published 02/01/24
I ftuari i parë i Pardon My French, ishte ish banori i ‘BB VIP 2’ dhe regjisori i njohur Bjordi Mezini. Bjordi e nisi intervistën duke folur fillimisht për sezonin e dytë të serialit H.O.T. Po ashtu i ftuar në pjesën e dytë ka qenë Robert Berisha nëpërmjet një lidhjeje Skype. Këngëtari i njohur ka zbuluar më shumë detaje rreth karrierës dhe projekteve të reja muzikore që pritet të sjellë së shpejti por gjithashtu është ndalur edhe tek fenomeni i Big Brother VIP.
Published 01/25/24
E ftuar në “Pardon My French” ka qenë Beniada Nishani. Ajo njihet gjerësisht në botën e modeling-ut dhe televizionit, ku ju rikujtojmë se ka qenë një nga banoret më të spikatura në “Big Brother Vip Albania 1”. E teksa tashmë ka nisur rrugëtimin edicioni i tretë i këtij programi, Beniada ka hedhur një vështrim rreth kësaj eksperience mjaft unike.
Published 01/18/24
Të ftuar në emisionin “Pardon My French” kanë qenë çifti fitues i edicionit të dytë të DWTS, Enxhi Nasufi dhe Silvester Shuta. Ata kanë zbuluar gjithçka rreth eksperiencës së tyre në spektaklin e kërcimit. Gjithashtu edhe Ilir Shaqiri si kryetar jurie ndau emocionet e tij dhe tregoi më shumë detaje në lidhje me fillimin e BBV 3 këtë të diel, si e shikon ai këtë edicion…
Published 01/11/24