Episodes
Published 10/07/23
🍂 Një nga arsyet pse e adhuroj stinën e vjeshtës është pikërisht atmosfera perfekte që krijohet për të lexuar libra misteriozë dhe magjikë! Edhe pse në vendin tonë po vonohet, mendova ta sillnim vetë vjeshtën me një listë librash për të lexuar me një gotë çaj të nxehtë duke pritur uljen e temperaturave. 🎠 Sot bashkë flasim për libra klasikë, dark academia, fantazi dhe kategori të tjera vjeshtore për një hot girl autumn të vërtetë! Çkemi, çfarë është një hot girl autumn?!: (00:00 - 03:42) ...
Published 10/07/23
Çkemi 🤍 Ja ku jam me episodin e shumëpritur mbi librin më të rekomanduar nga ju: Krim dhe Ndëshkim nga Fjodor Dostojevski 🖤 Bashkë bisedojmë mbi dualitetin e Raskolnikovit, pamundësinë e tij për të fshehur të vërtetën duke i rënë të fikët çdo 20 faqe dhe për marrëdhënien si macja me miun me Porfir Petroviçin. Unë me këtë libër u zbavita shumë edhe emocionalisht dhe intelektualisht, kështu që ju falenderoj për rekomandimin 3 Çkemi!: (00:00 - 01:49) Përshkrim i shkurtër [pa spoilera]:...
Published 09/23/23
Episodi i sotëm është shumë special sepse më bashkohet në bisedim shoqja ime e ngushtë Adela, të cilën e detyrova të lexonte librin më të ri të Emily Henry: Happy Place 🌞 Flasim për shoqëritë kuptimplota, marrëdheniet e ndërlikuara romantike, lidhjet familjare dhe shumë gjëra të tjera 🤍 Ne u kënaqëm shumë dhe shpresoj që dhe ju ta pëlqeni dhe të qeshni me ne gjatë këtij episodi 3 Çkemi Adela!: (00:00 - 03:11) Libri në tre fjalë: (03:13 - 07:11) Çfarë na pëlqeu?: (07:13 - 21:36) ...
Published 08/09/23
Këto dy muajt e fundit kam kaluar një ngërç madhështor leximi, kështu që sot, kot për muhabet bisedojmë për panikun tim mbi mundësinë që nuk do të lexoja më kurrë dhe pse fajin e kishte Bill Gates… Por, ka dritë në fund të tunelit sepse zbulova një libër të ri dhe e adhurova! Shpresoj që libra me fuqi të tillë të lexojmë gjithmonë 3 Fundi i karrierës sime?: (00:00 - 02:19) Fajin e ka Bill Gates: (02:21 - 09:39) Pse më kapi ngërçi i leximit?: (09:41 - 14:04) Çfarë është një ngërç...
Published 06/16/23
Gëzuar 1 Qershorin të gjithë ne që e festojmë!! :)) Sot do bëhemi pak nostalgjikë duke kujtuar përrallat dhe tregimet e shumëllojshme që na shoqëronin gjatë viteve të fëmijërisë. Bashkë bisedojmë mbi personazhin e njohur popullor “E Bukura e Dheut”, anën e errët të përrallave si dhe librat që do të doja të kisha lexuar kur isha e vogël 🤍 Gëzuar 1 Qershorin: (00:00 - 02:21) Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe princi: (02:23 - 14:00) Na ishin njëherë e bukura e dheut dhe ngjarjet...
Published 06/01/23
Nëse e keni dëgjuar episodin e kaluar mbi "Lufta dhe Paqja" atëherë e dini shumë mirë që kisha tepër shumë për të thënë... Duke përfshirë dhe këtë pjesë të shkurtër ku bisedoj me ju mbi çiftin tim të preferuar të librit (mbase; si dihet çfarë vendos nesër). Shpresoj ta pëlqeni këtë episod bonus dhe dëgjohemi në episodin e ardhshëm i cili do të jetë paksa (shumë pak) interesant! Ciaoooo 🤍 Ndaj mendimet dhe leximet e tua me mua nëpërmjet...
Published 05/18/23
Një Libër e Një Bisedë mbushi një vit dhe nuk mund të isha më mirënjohëse dhe e lumtur! 🤍 Me këtë rast vendosa që mbase për herë të parë këtë vit të flisja vetëm për një libër dhe jo më shumë… Bashkë sot bisedojmë mbi Lufta dhe Paqja të Lev Tolstoit dhe shumë nga veçoritë e mia të preferuara nga kjo kryevepër letrare 💌 1 vit bashkë + Lufta dhe Paqja : (00:00 - 04:32) Paralelizmat e Tolstoit: (04:34 - 12:35) Ndërtimi i personazheve: (12:37 - 15:32) Princ Andrea: (15:34 - 18:37) Pjeri:...
Published 05/10/23
E ke parasysh kur sheh ndonjë person në youtube ose instagram duke thënë: “Vitin e kaluar lexova mbi 180 libra!” dhe në atë moment të duket sikur po të bie gjithë presioni i botës mbi supe??? Apo jam vetëm unë… Nejse, kot për muhabet sot zbulojmë bashkë se çfarë thot shkenca mbi numrin e librave që duhet të lexojmë ne vit. Kemi dhe disa të ftuar specialë: JU. Ose më saktë ju që iu përgjigjët pyetjeve të mia në Instagram 3 Thank you, ju dua! Intro: (00:00 - 02:16) Pse është e...
Published 04/17/23
Këto kohë sikur jemi bombarduar me një numër serialesh me histori të përshtatur nga libra - po për ne s’është problem fare 🥳 Në këtë episod bisedojmë bashkë mbi dy seriale që kanë dalë së fundmi prej fenomeneve që janë “Shadow and Bone” nga Leigh Bardugo 🌚🌝 dhe “Daisy Jones & The Six” nga Taylor Jenkins Reid 🎸🎼 Intro: (00:00 - 02:36) Shadow and Bone: (02:38 - 17:34) Daisy Jones & The Six: (17:36 - 28:17) Përfundimi im: (28:19 - 29:28) Mbyllja: (29:30 - 30:37) Ndaj...
Published 04/05/23
Besoj se tanimë të gjithë e njohim Colleen Hoover. Por, a është buja e librave të saj e justifikuar? Pikërisht për këtë dhe më shumë bisedoj me ju në episodin e sotshëm 📚 Kush është Colleen Hoover?; Si shkruan ajo?; A e meriton famën por edhe urrejtjen që e ka rrethuar këto dy vite? Mos harro të ndash me mua mendimin tënd duke u përgjigjur pyetjes në Spotify ose duke më shkruar në Instagram 🤍✨ Intro: (00:00 - 01:00) Kush është Colleen Hoover?: (01:02 - 06:17) S’ka Shpresë: (06:19 -...
Published 03/21/23
Gëzuar Shën Valentinin të dashuruar 333 Kot për muhabet sot do bisedojmë mbi librat romancë dhe pse paragjykohet kaq shumë kjo kategori e shkretë. Muhabeti shkon nga librat me meshkujt gjysmë të zhveshur në kopertinë dhe deri te skenat e famshme smut… Faleminderit personave që më ndihmuan me këtë episod duke i përgjigjur pyetjeve të mija në Instagram! Love you 3 Intro: (00:00 - 03:26) Çfarë dua të them me kategorinë romancë?: (03:28 - 07:16) Portretizimi jo-realist i lidhjeve romantike:...
Published 02/14/23
Gëzuar ditën e dielë
Published 01/29/23
Çkemi, çkemi! E filloj këtë episod me një “ndjesë” pasi ti mund të jesh dikush që adhuron një ose më shumë prej titujve që unë vendosa të gjykoj sot :) Mos më urre shumë! Ky do të jetë episodi i fundit i këtij viti. Dua t’ju falenderoj për mbështetjen që më keni treguar që prej momentit të parë që vendosa të krijoja Një Libër e Një Bisedë! Gëzuar festat dhe ju uroj një vit të ri të mrekullueshëm plot me energji pozitive! Intro: (00:00 - 02:06) If We Were Villians nga M.L. Rio: (02:08 -...
Published 12/26/22
Episodi i sotëm është pak kaotik, por si gjithmonë nuk mbarojnë bisedat e ndryshme. Këtë rradhë flas për librat që më zhgënjyen dhe për ato që më kanë pëlqyer pa fund këto gjashtë muajt e parë të vitit. Janë dhe disa tituj që mund të më kenë bërë për të qarë… 3 (00:00 - 04:15): Intro (04:17 - 09:42): Cili është libri i preferuar që ke lexuar deri tani? (09:44 - 11:15): Cili është libri më pak i preferuar që ke lexuar deri tani? (11:18 - 13:18): Cili është një botim i ri që sapo ka...
Published 07/20/22
Episodi i kësaj rradhe është plot me armiq në të dashur, emocione, dashuri verore dhe zhurmat e punimeve të pafundme të komshinjëve të mi. Kujdes: Hot Girl Summer nuk është vetëm për gocat por është edhe për çunat! Nuk duhet të ndihet asnjë i veçuar 3 Intro: (00:00 - 03:43) Librat që rekomandoj unë: (03:45 - 25:53) Lista ime e verës: (25:55 - 37:41) Titujt që dalin këtë verë: (37:43 - 43:25) Mbyllja: (43:27 - 45:48) Librat që u përmendën: People We Meet on Vacation nga Emily Henry ...
Published 06/11/22
Në episodin e dytë bisedoj për një libër goxha të famshëm në komunitetin online të librave: The Inheritance Games. Dhe kur them bisedoj, dua të them që vërtet diskutoj të gjitha mendimet dhe ndjenjat e mia pa filtra mbi këtë seri!  Trekëndëshi i dashurisë, vëllezërit Hawthorne dhe personazhet e padurueshëm janë vetëm disa nga temat që përfshin ky episod. 3  Intro: (00:00 - 06:10) Çfarë më pëlqeu?: (06:12 - 11:41) Çfarë nuk më pëlqeu?: (11:43 - 25:41) Vëllai Hawthorne i preferuar:...
Published 05/25/22
Sot e fillojmë bashkë rrugëtimin e Një Libër e Një Bisedë me librat perfekt që çdo person duhet t’i lexoj për të rënë në dashuri me veprat e shkruara. Përmenden mbi 10 libra të larmishëm duke përfshirë Njerëz Normal nga Sally Rooney dhe Letër Babait nga Franz Kafka. Shpresoj që t’a pëlqeni episodin e parë të Një Libër e Një Bisedë dhe mezi pres që ta vazhdojmë këtë udhëtim në botën e librave së bashku! 3  Intro: (00:00 - 02:11)  Romancë: (02:11 - 12:40)  Fantazi: (12:40 - 19:04)  ...
Published 05/11/22